Formulari A2 do të pranohet deri në datën 20

by on 14/07/09 at 1:30 pm

Matura Shtetërore, përfundon zyrtarisht afati i dorëzimit të formularëve

Përfundon afati zyrtar për dorëzimin e formularit A2, për të gjithë maturantët që kërkojnë të studiojnë në universitetet në vend. Por pavarësisht kësaj, në gjimnazet e kryeqytetit do të pranohen edhe kandidatët me vonesë. Duke qenë se formularët A2, të plotësuar do të dërgohen pranë drejtorive arsimore deri në datën 20, këto ditë, shkollat e mesme do të presin edhe të vonuarit. Për të gjithë ata maturantë që nuk e kanë marrë informacionin, gjimnazet do të nxjerrin një njoftim, në mënyrë për të ndihmuar të gjitha ata që mund të kenë pasur probleme ose janë gjendur para keqkuptimeve. Mësuesit kanë dashur të japin edhe një mundësi për maturantët, duke mos dashur të “djegin” asnjërin prej tyre. këtë herë maturantët janë favorizuar. Megjithëse shumica e tyre janë treguar korrektë, shkollat do ta mbajnë derën hapur për të gjithë nxënësit që nuk arritën të dorëzonin formularin në kohë. Sipas të dhënave të para, shumica e maturantëve kanë zgjedhur si degë më të parapëlqyera, Juridik, Ekonomik, Gazetari, Mjekësi, Shkenca Politike, Psikologji, Filozofi, Histori, Gjuhë të Huaj. Këto degë vazhdojnë të jenë më të preferuara dhe të qëndrojnë në krye të listës së përzgjedhjeve.

Por një informacion më i plotë do të jepet ditët vijuese nga dikasteri i Arsimit, fill pas përfundimit të evidencave.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login