Flisni FALAS çdo fundjavë dhe merrni një celular të ri

by on 14/07/09 at 1:18 pm

AMC, kompania e parë e telefonisë celulare në vend, ka vendosur të prezantojë një paketë të re dhe të veçantë për të gjithë ata që preferojnë të flasin me miqtë dhe familjarët e tyre.

Ato që do të blejnë SUPERPAKON e ofruar nga AMC do të gjejnë brenda në të një aparat celular dhe një kartë me parapagesë AMCKARTA.

Aparati celular i SUPERPAKOS është një model F188 i branduar AMC dhe i pajisur me kamera prej 2 megapikselësh, Internet 3G, Radio FM, lexues MP3, bluetooth, WAP, vend për kartë memorie MicroSD, kufje dhe portë USB për t‘u lidhur me kompjuterin. Ky aparat është eksluzivisht për AMC.

Numrat AMCKARTA të SUPERPAKOS përmbajnë një ofertë të veçantë dhe shumë të leverdishme për ato që duan t‘i kalojnë fundjavat duke folur e komunikuar me familjarët, të afërmit apo miqtë. Abonentët që do të blejnë këtë SUPERPAKO do të përfitojnë telefonata falas kundrejt të gjithë numrave AMC çdo fundjavë për plot 12 muaj. Gjatë gjithë këtyre fundjavave, ato që do të blejnë këtë SPERPAKO, do të flasin me të gjithë numrat AMC, pa përjashtim, pa paguar asgjë për një vit nga data e aktivizimit të numrit.

Për ditët e tjera të javës dhe për telefonatat drejt rrjeteve të tjera do të aplikohen tarifat e zakonshme të AMCKARTA.

Numri i AMCKARTA përmban 100 lekë kohë bisede falas që mund të shpenzohen nga abonentët sipas dëshirës.

SUPERPAKO kushton vetëm 10 900 lekë (përfshirë TVSH) dhe mund të blihet vetëm në dyqanet e AMC dhe do të zgjasë vetëm për një kohë të caktuar.

AMC do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ofrojë mundësi komunikimi shumë të leverdishme dhe cilësore për abonentët e saj, si edhe duke përmirësuar tregun e telekomunikacioneve në vend ku mban edhe pozicionin e liderit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login