Berisha – Meta, lind qeveria e integrimit
by Andi Bega on 05/07/09 at 1:48 pm
Vetem nje dite pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht koalicionin e djathte “Aleanca per Ndryshim” fitues me 71 mandate, Kryeministri Sali Berisha ftoi dje Ilir Meten ne kete koalicion. “Jam ketu per te ftuar publikisht Levizjen Socialiste per Integrim per te krijuar se bashku nje qeveri te re qe do te mund ta quanim qeveri e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian”, tha kryeministri, duke kerkuar keshtu kater mandatet qe LSI ka fituar ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ftesen publike, kryeministri e beri, duke u bazuar se nga partite me te cilat programet jane me afer eshte ajo e LSI-se, e cila sipas tij ka si yll polar ne programin e saj integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. “LSI-ne e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka te beje me shifrat ne Parlament, por ka te beje me faktin se ajo eshte nje perfaqesuese dinjitoze e spektrit te majte. Kjo parti, ne dy zgjedhjet e fundit ka qene objekt real i nje persekutimi te pamerituar ligjor, i nje trysnie jo demokratike”, tha kryeministri, duke hequr pergjegjesite nga Partia Demokratike ne trysnine qe ka qene LSI. Ndaj ai tha se 47% te votave qe populli i dha PD-se, t’i shtohen dhe 6% te marra nga LSI, duke krijuar keshtu nje koalicion me baze te gjere elektorale dhe me te gjere se koalicionet e 4 viteve te shkuara. “Levizja Socialiste per Integrim, ne interesin me te mire te vendit duhet ta shqyrtoje dhe ta vleresoje me sens pozitiv ftesen time te sinqerte, sepse pavaresisht se per te gjitha forcat politike te vendit eshte e qarte se sovrani, pervecse votoi koalicionin tim, duke e nxjerre ate si force e pare, ka votuar per koalicion dhe eshte ne ABC-ne e politikes dhe ne moralin e saj qe vota e tij te lexohet me korrektese dhe ndershmeri”, tha Kryeministri. Sipas tij, perfshirja e LSI-se ne koalicion ka arsye madhore, pasi e tejkalon 50% e votave te popullit, krijon bazen morale dhe ligjore te plote per te qeverisur si dhe ka pika te perbashketa programore. Madje Berisha permendi se jo ne menyre rastesore, Ilir Meta ishte vendosur ne krye te komisionit parlamentar te integrimit. “Ky eshte, te jemi realist varianti me i pershtatshem per vendin, sepse ne kete menyre do te kete nje qeveri solide, eficente, te forte dhe do te kete nje opozite gjithashtu solide”, tha kryeministri. Ai e vleresoi si nje nga skemat absolutisht ne interesin me te mire te vendit. Si dhe siguroi per krijimin e nje qeverie solide me pika kontakti programore por gjithashtu edhe nje opozite solide. “Imagjinoni ju sikur te behej nje koalicion gjigant dhe te mbetej opozita me 4 deputete”, vijoi Berisha. Ai nuk u shpreh aspak i kercenuar ne lenien e postit te tij, Ilir Metes. Sipas Berishes, koalicioni nuk funksionon ne ate menyre. Perkundrazi do te jete sa me transparent. “Shqiptaret kane Sali Berishen njeriun me te votuar, e kane pasur gjithnje keshtu. Pra kjo nuk eshte vetem se mirenjohje e imja ndaj tyre, nuk mund t’i qortoj pse me votojne mua ne kete shkalle. Ky koalicion nuk eshte pazar karrigesh. Ky eshte koalicion integrimi”, theksoi ai.
Kryeministri: “Edi Rames i uroj, gezuar ditelindjen”
Kryeministri Sali Berisha uroi dje publikisht kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, per 45 vjetorin e lindjes se tij. “Edi Rames i uroj gezuar ditelindjen. Uroj qe vitet qe vijne ti sjellin me shume rini”, tha kryeministri Sali Berisha. Ai i quajti deklaratat e bera gjate fushates elektorale se LSI eshte gjysma e molles se kalbur te PS-se, se jane limonada elektorale. Duke cituar edhe Faik Konicen, tashme me ftesen e bere publikisht per Meten ne qeverine e kater viteve te ardhshme, kryeministri i quajti fjale kazani.
Meta: Po qeverisjes me Berishen
Rozeta Rapushi
Levizja Socialiste per Integrim bashkohet me koalicionin fitues qeverises me ne krye kryeministrin Sali Berisha. Kreu i LSI-se, Ilir Meta, nuk priti as 60 minuta per t’i thene “po”, fteses se kryeministrit Berisha per bashkepunim, ne realizimin e programit te qeverise se re, te integrimit evropian. “Duke marre ne konsiderate rezultatet e zgjedhjeve, krizen ekonomike, rendesine e stabilitetit politik institucional dhe qeverises, duke vleresuar domosdoshmerine e nje qeverisje me eficente dhe perfaqesuese, me pergjegjesi historike dhe atdhetare e pranoj ftesen e kryetarit te koalicionit fitues, Sali Berisha per te filluar negociatat paraprake dhe per te realizuar me transparence te plote programin e Qeverise se integrimit evropian”, tha prere Meta. Teksa ka shpjeguar se eshte konsultuar dhe me fakton vendas dhe nderkombetar. Vendimin e marre, lideri i LSI-se, e shpjegoi si zgjidhjen e vetme qe i kish mbetur, per te mos lejuar qe vendi te hyje ne krize. Duke permendur tentativat nje vjecare per te parandaluar kete situate pas miratimit te Kodit Zgjedhor, Meta tha se kjo ishte zgjidhja ne kuader te stabilizimit ne vend. “Do te kontribuoje per te zhytur vendin me tej ne krize dhe ne mos qeverisje, apo te kontribuoje si nje faktor stabilizues i qeverise dhe garantues ne maksimumin e mundshem per nje qeveri, qe do ti sherbeje interesave shume me te gjera sesa koalicioni fitues. Kjo eshte zgjedhja me e veshtire qe me duhet te bej si politikan dhe si lider”, u shpreh ai. Sipas Metes, nuk ka asnje rruge tjeter. Ai tha se ishte i gatshem te qendronte edhe ne opozite, por me sakatimin qe sipas tij ka Kodi Zgjedhor dhe shume veprime te bera se fundmi, LSI nuk mund te qendroje e vetme ne nje opozite ndaj maxhorances PD-PS. “Asgje nuk ndryshon tek Ilir Meta dhe te LSI. Une do te jem socialist, por para se te jem socialist, jam shqiptar dhe kam pergjegjesi ne keto momente per te marre pergjegjesite per te ardhmen”, nenvizoi Meta. Bashkimin me Berishen, Meta e justifikoi me indiferencen e madhe nga ana e liderit socialist Edi Rama ne takimet e kerkuara prej tij. Sipas tij, LSI ka bere te gjitha perpjekjet per te larguar nga qeverisja kryeministrin Sali Berisha dhe per te realizuar bashkepunimin e keputur midis PS-se dhe LSI-se per shkak te bashkepunimit te vendosur mes Rames dhe Berishes, qe nga ndryshimet kushtetuese te Kodi Zgjedhor, si dhe ndryshime te tjera. “Kam kerkuar takime, por atje ka munguar kryetari i PS-se. Ka pasur edhe kerkesa te tjera, sikurse ka qene edhe kerkesa me e fundit per zotin Rama, i cili ka qene i ftuar per te parandaluar cenimin e standardeve qe ndodhi ne 28 Qershor, jo vetem per shkak te mazhorances, por edhe per shkak te sjelljes se lidershipit te PS-se, ndaj votave te LSI-se”, tha Meta, ftesa qe sipas tij Rama i refuzoi. Ne keto kushte, ai shpjegoi se eshte i detyruar qe te ece perpara drejt nje marreveshjeje qe i sherben integrimit te vendit. Sipas tij, nje marreveshje mes tij dhe Rames eshte e pa mundur pasi do te prodhonte vetem krize, asgje tjeter.
Leave a Comment