Zëdhënësja e fushatës znj.Majlinda Bregu, deklaratë për shtyp lidhur me fitoren e e qendrës së djathtë në Evropë
by Andi Bega on 08/06/09 at 11:09 pm
Qendra e djathtë, zgjeron bindshëm fitoren e saj në të gjithë Evropën, edhe në vendet ku qeveris koalicioni me qendrën e majtë.
Partia Demokratike Shqiptare përshëndet këtë fitore të madhe të partive simotra në të 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kjo fitore është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Evropa e ka gjetur tashmë rrugën e saj të zhvillimit: “right is right”, duke votuar djathtas.
Nëse, sic ka deklaruar dhe presidenti i Partisë Socialiste evropiane kjo është dita më e trishtuar në historinë e Socialdemokracisë në Evropë, për Partinë Demokratike Shqiptare dhe për gjithë shqiptarët , kjo fitore përkthehet si një mbështetje e fuqishme për liberalizimin e vizave, për zhvillimin e mëtjeshëm të projekteve madhore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë e ka projektuar të ndërrmarrë në mandatin e saj të dytë për ta çuar edhe më tej zhvillimin e këtij vendi.
Kjo fitore na dëshmon se Shqipëria ka përkrahës e miq të mëdhenj në Komisionin dhe Parlamentin Evropian.
Këta miq të mëdhenj të PD-së shqiptare, me në krye presidentin e parlamentit evropian H. G Potering, kanë fituar dhe do të udhëheqin Brukselin.
Fitorja e Qendrës së Djathtë në mbarë Evropën është një thirrje e fuqishme që na fton të vazhdojmë në rrugën tonë të ndryshimit. Të votojmë si e gjithë Evropa, vetëm djathtas.
Fitorja e qendrës së djathtë në 23 vendet e BE-se tregon se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar Shqipërinë evropiane.
Znj. Majlinda Bregu iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me sondazhin e zgjedhjeve të publikuar nga USAID.
Pyetje : USAID ka publikuar një sondazh që nxjerr fituese Partinë Demokratike, por ndërkohë PS akuzon se këtë sondazh e kanë bërë njerëz pranë PD-së, cili është komenti juaj?
Znj. Bregu: Ne nuk kemi dashur të bëjmë komente për sondazhin sepse ju e dini sepse sondazhet janë të pavarura , por besoj që është qesharake të pretendosh që Drejtuesi Kryesor i Organizatës, i cili ka realizuar sondazhin dhe është z. Gent Ibrahimi.
I kërkoj ndjesë që po i përmend emrin, por në fakt Genti nuk është I PD-së, as nuk anon djathtas, por është kunati I zonjës Kodheli dhe nuk besoj që qoftë për lidhje familjare ka ndonjë tendencë për të votuar djathtas.
Leave a Comment