Vret te dashuren, zbuloi se ishte trans

by on 23/06/09 at 11:08 pm

Ne Rusi ka ndodhur nje tjeter krim seksual, pas atyre te shkaktuar nga gruaja merimange  ndaj dhjete meshkujve.

Ne Vovlograd, Vladimir F. 33 vjec ka vrare me arme zjarri Kamilla-n, te dashuren e tij, me cilen bashkejetonte prej dy vjetesh.
Cifti ishte njohur gjate nje udhetimi ne Shen Pjeterburg dhe menjehere lindi dashuria.
Pasi u kthyen ne qytetin e lindjes Vladimir dhe Kamilla vendosen te jetonin nen te njejten cadi, por ajo nuk i kishte treguar shume partnerit te saj per te shkuaren.
Dyshimi lindi pasi Vladimir arriti te lexonte disa e-mail drejtuar te dashures se tij, e cila neper rrjete sociale kishte pseudonimin Kirill dhe tregonte hapur se ishte nje transeksual.
Disa vite me pare, ai-ajo kishte shkuar ne Australi, ku i ishte nenshtruar nje operacioni i cili e shnderroi ne grua.
Pasi mori vesh informacinin trondites, Vladimir nuk ka hezituar por ka marre armen dhe ka vrare Kamilla-Kirill. Me pas preu venat dhe tentoi vetevrasjen. Tani ndodhet ne burg i akuzuar per vrasje me dashje.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login