Veliaj: Të rinjtë mund të marrin në dorë të ardhmen

by on 10/06/09 at 9:20 pm

Kreu i G99, Erjon Veliaj, dhe anëtari i kësaj partie, Arbjan Mazniku realizuan dje disa takime elektorale në Qarkun e Dibrës duke u ndalur në qytetin e Peshkopisë. Veliaj tha se asnjë shqiptar me mendje dhe zemër të rregullt nuk ka se si mos ta kuptojnë nevojën për ndryshim. “Kudo që kemi shkuar në turin tonë në Veri, në Tropojë, Has, Kukës, si dhe këtu në Peshkopi njerëzit na kanë thënë të përcjellim një mesazh: Jemi gati për ndryshim!. Potenciali ynë për të qenë një komb i madh do të duket nga aftësia që do të kemi për të zgjedhur ndryshimin”, tha Veliaj. Ai inkurajoi sidomos të rinjtë të ishin aktivë dhe të merrnin pjesë në votimet e 28 qershorit. “Në Shqipëri është e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të kuptojnë se ka rreth 200000 vetë që votojnë për herë të parë dhe nëse duan ata mund të marrin në dorë të ardhmen e vendit”, tha Veliaj.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login