Veliaj: Të gjitha votat, brenda koalicionit

by on 22/06/09 at 6:49 pm

Kreu i G99, Erjon Veliaj, bëri thirrje për bashkim të votave të koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”, pasi, sipas tij, një votë jashtë këtij koalicioni ndihmon Berishën. “Dëshiroj të ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë në një festë të vërtetë të demokracisë, mbahet më 28 qershor dhe zgjat gjithë ditën”.

Sipas Veliaj data 28 qershor “është mundësia fantastike dhe koha e vërtetë kur të rinjtë shqiptarë duhet të kuptojnë se janë mbi 200000 vetë që do të votojnë për herë të parë dhe me votën e tyre mund t‘i japin fund tranzicionit”. Veliaj tha se ashtu si brezi i gjyshërve tanë që ka luftuar pushtimin dhe ashtu si brezi i prindërve dhe vëllezërve tanë që sollën ndryshimin e regjimit komunist kjo është koha e të rinjve të sotshëm për të hyrë në histori. “Në këtë javë të fundit që ka mbetur, shtoi Veliaj në duhet votojmë vetëm brenda koalicionit ‘Bashkimi për ndryshim‘ duke thënë se çdo votë jashtë këtij koalicioni është një votë për Berishën”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login