Meta: Zgjedhjet, Dibra do votojë për LSI

by Andi Bega on 22/06/09 at 6:51 pm

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shprehu bindjen për fitoren e kësaj partie në Qarkun e Dibrës. Gjatë një takimi ne Peshkopi, Meta tha se dibranët duhet të votojnë LSI edhe për një arsye shumë të rëndësishme, sepse LSI është alternativa e vetme që del para Dibrës dhe Shqipërisë me një program të qartë që është pikërisht “Plani për Veprim”. “Është ky Plan për Veprim, i vetmi dokument që garanton nxjerrjen e bujqësisë dhe blegtorisë nga kriza, që garanton krijimin e industrisë agropërpunuese që në emër të luftës kundër komunizmit nga Sali Berisha u shkatërrua, sepse prodhimet e Dibrës eksportoheshin edhe jashtë Shqipërisë. Prandaj Dibra do të votojë për LSI, sepse LSI do të ndihmojë dibranët që të punojnë dhe të korrin frytet e punës së tyre”, tha ai.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login