Merret peng e keqtrajtohet në tunel për një celular

by on 10/06/09 at 2:30 pm

Policia e kryeqytetit merr denoncimin e të dëmtuarit 19-vjeçar, Orald Takushi

Një 19-vjeçar është rrëmbyer dhe mbajtur peng, ku është keqtrajtuar për disa minuta për shkak të një celulari. Ai kishte marrë aparatin telefonik, por nuk e ka kthyer më, kështu që disa persona e kanë rrëmbyer me një makinë, duke e dërguar në tunelet e Yzberishtit në Tiranë, ku e kanë keqtrajtuar me qëllim që ai të kthente celularin ose të jepte paratë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që policia është lajmëruar nga vetë i dëmtuari, pasi është lënë i lirë. Bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur te rruga “3 Dëshmorët”, për të përfunduar në Yzberisht. Tashmë, policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor të saj, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se për këtë ngjarje janë njoftuar ditën e djeshme, kur adoleshenti Orald Takushi është paraqitur në polici me shenja dhune në të gjithë trupin. Ai ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore se ngjarja ka ndodhur më datë katër të këtij muaji. Më tej, ai është shprehur se Endrit Avdia, 28 vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje, kishte ardhur me një makinë, bashkë me disa shokë të tij. Te rruga “3 Dëshmorët” e kishin takuar dhe i kishin kërkuar celularin që u kishte marrë disa ditë më parë. Por, i riu nuk e ka pasur, kështu që ata e kanë marrë me forcë, e kanë futur në makinë dhe e kanë çuar te tunelet e Yzberishtit. Kur e kanë futur brenda, e kanë kërcënuar se do e vrisnin nëse nuk u kthente celularin. I riu u ka premtuar se do t‘ua jepte shumë shpejt, megjithatë, kjo nuk i ka bindur pengmarrësit, të cilët e kanë keqtrajtuar, duke e goditur me mjete të forta. Policia tha se për këtë ngjarje ka kontaktuar edhe me të afërmit e Avdisë, me qëllim bindjen e tij për t‘u vetëdorëzuar. Por deri mbrëmjen e djeshme nuk është mundësuar arrestimi i tij. Policia shpjegoi se po punon për kapjen e tij.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login