Incidente me komisionerin dhe vezhguesin e PS, ne Peqin e Elbasan
by Andi Bega on 27/06/09 at 6:29 pm
Partia Socialiste e Shqipërisë, është vënë në dijeni për dy raste incidentesh të ndodhura në qytetet e Peqinit dhe Elbasanit. Sipas informacioneve të marra nga strukturat socialiste në Peqin e Elbasan, bëhet me dije se është shoqëruar në komisariatin e policisë njëri prej komisionerëve socialist, Shkelzen Faiku, pa asnjë lloj arsyeje. Ndërkohë, në Elbasan, është goditur vëzhguesi i PS, Kujtim Shinkolla, nga punonjësi i zyrës së Tatim Taksave, Zyber Troku.
Me anë të këtij informacioni, dëshirojmë t’ju njoftojmë se në qytetin e Peqinit, policia e shtetit ka ndaluar dhe shoqëruar për në komisariatin e qytetit te Peqinit, njërin nga komisionerët e subjektit zgjedhor Partia Socialiste Shqipërisë, Shkelzen Faiku, duke mos dhënë asnjë motivacion për arsyen dhe shkakun e ndalimit të tij.
Para dyerve të komisariatit të Peqinit ndodhet dhe kandidati për deputet për Partinë Socialiste z. Skënder Hasa, i cili po kërkon informacion për ndalimin e komisionerit, por deri tani nga policia e shtetit nuk është dhënë asnjë informacion. Situata në qytetin e Peqinit është tensionuar, pasi policia e shtetit po bën presion të hapur ndaj komisionerëve të subjektit zgjedhor të Partise Socialiste.
Një veprim tjetër i pa precedent ka ndodhur në komunën Shalës të rrethit Elbasan, ku punonjësi i zyrës se Tatim-taksave z. Zyber Troku bashkë me vëllain e tij, i udhëhequr nga kryetari I komunës z.Vasil Mëhilli kanë goditur dhe keqtrajtuar banorin z.Kujtim Shinkolla, i cili mban satatusin e vëzhguesit të Partisë Socialiste dhe kanë kërcënuar me jetë kryetarin e komisionit z.Albert Rama të subjektit zgjedhor të Partisë Socialiste.
Këto janë incidente që tregojnë se qeveria po përjeton me ankth orët e fundit dhe po mundohet të përdorë çdo mjet anti-ligjor për të rezistuar
Leave a Comment