QSUT: Britaniku me malarje rast i izoluar. S’ka rrezik

by Mimoza A on 19/05/09 at 12:51 pm

TIRANE- Nuk ka rrezik të përhapjes së epidemisë së malaries në Shqipëri, pavarësisht se një 40 vjecar po kurohet në spitalin infektiv të qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Pacienti britanik i cili sapo ishte kthyer nga Namibia shfaqi simptomat e sëmundjes në Tiranë.

“Pacienti dyshohet se mund të jetë infektuar nga malaria, pasi ka ardhur nga Namibia, që është zonë e infektuar nga malarja, por nuk përbën asnjë rrezik për përhapjen e sëmundjes së malaries në vend”- deklaroi drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli.

Deklarata u bë gjatë përurimit të dy aparatev të rinj që i janë vënë në dispozicion spitalit Onkologjik që ishin aparati i kobaltit dhe braktiterapia. E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Anila Godo.

“Aparatura e kobaltit është një aparaturë e cila do të sjellë një performacë dhe një standard më të lartë në radioterapinë e pacientëve onkologjikë dhe një dëm indor më të pakët. Aparati i brakiterapisë është një ndër fjalët e fundit të shkencës dhe premton një standard të ri dhe mjaft të lartë”- tha ministrja Godo.

Shefi i pavionit Agim Sollaku deklaroi se mbërritja e këtyre aparaturave do të shtojë numrin e pacientëve që mjekohen në këtë spital: “Do dyfishohet numri i pacientëve që do të trajtohen, si dhe rritet performaca e trajtimit,dhe kjo është mjaft e rëndësishme.

Pajisja e spitalit onkologjik me të dy aparaturat është mundësuar falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe agjencisë atomike të kancerit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login