Bajden në Sarajevë për të mbështetur Bosnjen e ndarë

by on 19/05/09 at 12:53 pm

SARAJEVE- Zv presidenti amerikan Xho Bajden mbërriti sot në Bosnje, me shpresën se do të përkrahë një vend i cili është ende i pllakosur nga paqëndrueshmëria dhe ndarja etnike, edhe 14 vjet pas konfliktit më të rëndë në Europë, që pas luftës së dytë botërore.

Në 1995 SHBA arriti të sigurojë marrëveshjen e paqes, e cila i dha fund luftës që vrau 100 mijë njerëz, por edhe pse nën një qeveri të qendrës vendi vazhdon të mbetet i ndarë në dy pjesë, federata e serbëve të Bosnjes dhe federata e myslimanëve kroatë.

Shumë diplomatë dhe ekspertë e konsiderojnë Bosnjen si vendi më me pak stabilitet në Ballkan dhe problemet e të cilit do të ndikonin fuqishëm në dëshirën e rajonit të integrohet në BE.

Zyrtarët amerikanë- shkruan Reuters- shpresojnë se vizita e Bajdenit në Kosovë, dhe më pas në Serbi dhe Kosovë, tregon mbështetjen për një vend ku ekonomia dhe politika janë përkeqësuar muajt e fundit.

“Fatki që zv presidenti viziton Bosnjen, është evidencë e asaj që ne kërkojmë të demostrojmë intensifikimin e marrëdhënieve të SHBA në rajon, duke filluar nga Bosnja”- një zyrtar amerikan i tha medias para se Bajden të niste turin ballkanik.

“Zv.presidenti do të nënvizojë liderëve të Bosnjes se duhet të punohet përtej linjave etnike për të ndërtuar një konsensus për të cuar përpara reformat”

Si senator i SHBA-së gjatë luftës 1992- 1995 Bajden mbështeti myslimanët e Bosnjes në luftën e tyre kundër serbëve të Bosnjes.

“Senatori Bajden gjithmonë ka mbështetur Bosnje- Hercegovinën gjatë luftës dhe në rrugën e saj drejt demokratizimit dhe vizita e tij këtu është një tjetër lëvizje, një tjetër mënyrë për të treguar angazhimin e administratës së SHBA-së” tha ministri i Jashtëm i Bosnjes, Sven Alkalaj.

Mes serbëve të Bosnjes është dyshimi se Uashingtoni mund të kërkojë më pak autonominë e tyre. “Praktika të tilla duhet të ndalohem dhe unë jam i bindur se Bajden do ta kuptojë se ne na duhet të kemi një marrëveshje të qëndrueshme që disa cështje të ecin para”- ka thënë pak ditë më parë lideri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik .

Por ka dhe nga ato që thonë se ndërhyrja e SHBA është esenciale për të parandaluar një Bosnje tjetër më të ndarë.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë Bajden do të shoqërohet nga Inzko dhe i dërguari për marrëdhëniet e jashtme në BE Havier Solana.

Gjatë qëndrimit Bajden do të takohet me liderin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe Haris Silajxhic anëtarin e presidencës së bosnjes myslimane.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login