Aksident në Gjirokastër, humb jetën ish-kreu i PS-së
by Mimoza A on 19/05/09 at 1:33 pm
GJIROKASTER - Ish-kryetari i PS-së së Gjirokastrës, Resul Llogo, humbi jetën paraditen e sotme nga një aksident automobilistik në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Llogo ishte duke udhëtuar me automjetin e tij Benz me targa GJ 46 77 A.
Zyrtarisht nuk janë qartësuar rrethanat e aksidentit, por nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte Lloga ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga. Resul Lloga ka qenë edhe Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Leave a Comment