Shullazi, prokurori Kosova deshmon me kerkese nga e pandehura Albana Laze
by Andi Bega on 02/04/09 at 7:40 pm
Tiranë, 2 Prill NOA – Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokurori Adnand Kosova është përballur sot në gjykatën e Tiranës me Albana Lazen e akuzuar për mashtrim dhe shpifje.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllua.
Sipas burimeve nga gjykata, Laze ka pyetur Kosovën sa herë janë takuar dhe a kishte marrë lekë prej saj.
Prokurori mësohet të ketë mohuar të gjitha pretendimet e Lazes se kishte marrë lekë.
Dëshmia ka zgjatur rreth 20 minuta. Më pas seanca është zhvilluar me dyer të hapura.
Mbrojtja ka kërkuar thirrjen e dëshmitarëve Srben Frashëri, Ibrahim Hoxha dhe Tonin Voci, kërkesë kjo e refuzuar nga gjykata.
Prokuroria ka lexuar të gjitha provat shkresore. Ndërsa mbrojtja, mësohet se nuk ka paraqitur asnjë provë.
Në seancën e radhës prokuroria do të lexojë konkluzionet e saj përfundimtare.
Albana Laze akuzohet se ka mashtruar me 150 mijë euro familjarët e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, duke i premtuar se do t’i lironte nga burgu.
Leave a Comment