Celulari i katërt, shpallet fituesi

by Andi Bega on 20/04/09 at 7:58 pm

Qeveria kërkon miratimin në Parlament

Këshilli i Ministrave ka vendosur t‘i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për miratimin e fituesit të tenderit të hapur ndërkombëtar për licencën e operatorit të katërt celular në vend. Siç dhe është përcjellë tashmë nga opinioni publik, në tenderin e organizuar për këtë qëllim u paraqitën dy subjekte. Grupimi që ofroi 7.2 milionë euro dhe që kryesohej nga operatori kosovar i telekomunikacioneve PTK së bashku me disa nga shoqëritë vendase më në zë në disa fusha të ndryshme dhe shoqëria “Univers” që ofroi vetëm 5 milionë euro, që gjithashtu ishte një iniciativë e biznesit shqiptar. Fillimisht Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas hapjes së tyre dhe bërjes publike të ofertës financiare dhe teknike, skualifikoi shoqërinë “Univers”, duke rrezikuar dështimin e procedurave për përzgjedhjen e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme, megjithëse deri atëherë afati i paraqitjes së ofertave ishte shtyrë disa herë për të mundësuar një pjesëmarrje sa më të gjerë e cilësore në këtë tender. Në këto rrethana, veprimi i fundit i qeverisë vetëm mund të përshëndetet, sepse siguron në kohën më të shpejtë një investitor të besueshëm për aktivizimin e licencës së katërt celulare në vend, hedh një hap të mirëpritur për fuqizimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës, siguron një vlerë të kënaqshme për buxhetin e shtetit në kushtet e krizës ekonomike globale dhe duke mbështetur fuqimisht biznesin vendas, nxit dhe më tej thellimin e konkurrencës në tregun e shërbimeve të telekomunikacion

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login