Cekia: Aplikoni kur te doni, pergjigjen e merrni pas zgjedhjeve

by Andi Bega on 02/04/09 at 7:48 pm

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 30 mars 15:27 NOA – Çekia, vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian konfirmoin sot zyrtarisht se pavarësisht, kur qeveria shqiptare do të aplikojë për statusin e vendit kandidat, përgjigja do të vijë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Gjatë një interviste, ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Filokova përforcon qëndrimin e shprehur një ditë më parë nga Ministri i Jashtëm çek në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Unionit.

Sipas saj, qeveria mund të aplikojë kur të dojë, por përgjigja do të vijë ose pas zgjedhjeve elektorale ose pas Progres-Raportit të Bashkimit Evropian, i cili do të publikohet ne tetor. Gjatë intervistës ambasadorja vijon më tej deklaratën duke u shprehur se: “Është zgjedhje dhe përgjegjësi e qeverisë se kur duhet të aplikojë. Problemi që shtrohet është çështja e datës. Në fund të fundit të bëhesh vend anëtar është çështje vitesh. Shqipërisë i duhet të përmbushë shumë detyrime derisa të bëhet anëtare dhe për këtë i duhet kohë”.

Një ditë më parë Zëvendësministri i Integrimit Albert Gajo u shpreh se qeveria do të aplikojë në fund të majit, për statusin e vendit kandidat.

Ndërkohë që të gjithë ndërkombëtarët janë deklaruar njëzëri, se kur bëhet fjalë për aplikimin, ky është një hap që duhet hedhur pas zgjedhjeve, duhet t’u përkasë të gjitha forcave politike e të mos përdoret si kartë elektorale.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login