Berisha: Zona Tiranë-Durrës, do t‘i ngjaj Shenzhenit
by Andi Bega on 20/04/09 at 8:05 pm
Kryeministri Berisha vizitoi parkun industrial të teknologjisë së lartë në qytetin e Shenzhenit në Kinë, i cili është një nga gjashtë parqet më të mëdha në botë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha tha se në vlerësimin e tij, në vitin 2004 kompania konsulente me prestigjioze në botë “Mc Kenzie” është shprehur se zona Tiranë-Durrës mund të shndërrohet në një Shenzhen të Evropës për teknologjinë e lartë dhe se ai shpreson që kjo të arrihet. Berisha e vuri theksin tek avantazhet që paraqet Shqipëria për investitorët e huaj, si pozicioni gjeografik pranë vendeve të BE-së, një klimë e shkëlqyer biznesi, taksat më të ulëta në Evropë, një forcë pune e shkolluar dhe të lirë, si dhe lehtësirat që ka krijuar qeveria si iniciativa “Shqipëria një euro”.
Leave a Comment