Arrest me burg nga Krimet e Renda, hesht Kane i akuzuar per trafik droge
by Andi Bega on 02/04/09 at 7:43 pm
Tiranë, 2 Prill NOA – Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për Panajot (Eduard) Kanen të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
I pandehuri, në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë, nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërsa mbrojtja ka kërkuar një masë sigurie më të butë.
Në fund të seancës, gjykata pasi ka parë dosjen e paraqitur nga prokurori dhe dëgjoi deklarimin procedurail të mbrojtjes së të dyshuarit, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë.
Kane u vu në pranga dy ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. Arrestimi i tij u bë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Rrëshqitja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 44-vjeçarit, policia kufitare zbuloi një sasi prej afro 50 kg marijuanë, të fshehur në pjesën e sipërme të makinës.
Leave a Comment