Andon Andoni me romanin “Gri” në Elbasan

by Andi Bega on 02/04/09 at 8:15 pm

“Gri” titullohet romani i fundit i shkrimtarit Andon Andoni, njëkohësisht edhe kryeredaktori i gazetës “Mësuesi”. Andoni ka zgjedhur dje bibliotekën publike “Qemal Baholli” për të promovuar romanin e tij të radhës. Në këtë vepër të re, autori ka pasqyruar kthimin në kohë të njerëzve të ndryshëm, të cilët kërkojnë tjetër dinjitet dhe identitet. Gjithnjë në kërkim të vetvetes, ata nuk dinë se çfarë duan. Vetë autori, duke përshëndetur auditorin, ka deklaruar se në romanin “Gri” paraqiten ndryshimet në mendësi, rrëzimi i tabuve dhe tërë atyre vlerave, fjalëve që aq fort u kishin besuar. Shkrimtari është përshëndetur nga nxënësit e shkollës së mesme “Dhaskal Todri”, të cilët kanë organizuar edhe këtë takim në formën e promovimit të këtij libri. Andoni u është përgjigjur edhe një sërë pyetjeve lidhur me krijimtarinë e tij. Gjatë viteve të fundit, autori ka botuar një sërë veprash si “Tregime”, “Guri në mes të lumit”, “Nusja”, “Kohë e çmendur për dashuri” dhe së fundi romanin “Gri”, promovimin e të cilit e ka bërë në qytetin e Elbasanit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login