Xhufi: Falënderim për protestuesit
by Andi Bega on 17/03/09 at 5:35 pm
Lëvizja Socialiste për Integrim falënderoi qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë që manifestuan në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Manifestimet, sipas Pëllumb Xhufit, i treguan qeverisë dhe Kryeministrit Berisha se krimi shtetëror i Gërdecit nuk është një aferë e mbyllur, por është mallkimi i përjetshëm dhe fundi i kësaj qeverie. “Njëvjetori i krimit të Gërdecit përkon me ringjalljen e natyrës dhe të jetës dhe si i tillë, nuk meritonte që të ishte një ditë funebër”, tha Xhufi. Gërdeci në gjykimin e Lëvizjen Socialiste për Integrim është guri i provës i politikës, nuk është absolutisht një fakt, që qëndron përtej politikës. “Me qëndrimin ndaj krimit shtetëror të Gërdecit matet dhe integriteti i çdo force politike”, insistoi Xhufi.
Leave a Comment