Vrasja e burrit, e pandehura: Dua qe gjykata te me lehtesoje denimin

by on 24/03/09 at 8:34 pm

Tiranë, 24 mars 18:29 NOA – Akuzohet për vrasjen e burrit, Vitore Doda kërkoi sot mëshirë nga gjykata.

Gruaja 28 vjeçare, gjatë deklarimeve të saj përfundimtare ka theksuar se e ka pranuar krimin, ndërsa shtoi se e kishte kryer vrasjen në kushte të tronditjes së fortë psikike.

Ndërsa avokatja e saj mbrojtëse, i kërkoi gjykatëses së çështjes, Shefkie Demiraj që të kishte parasysh edhe rrethanat në të cilën kishte ndodhur ngjarje, por nga ana tjetër faktin që klientia e saj kishte një fëmijë të vogël.

Dy seanca më parë prokurori i çështjes, Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Dodës me 6 vjet burg. Kjo e fundit është duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar.

Doda akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj Marash Dodës, ngjarje kjo e ndodhur më 25 usht të vitit të kaluar në afërsi të Bregut të Lumit Tiranë.

Çifiti kishte vetëm dy javë martesë përpara se të ndodhte ngjarja. Në seancën e radhës gjykata tha se do të japë dhe vendimin e saj.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login