Veliaj: Fituam përballë Berishës dhe Metës
by Andi Bega on 17/03/09 at 5:25 pm
Sot, jemi pafund mirënjohës për të gjithë ata mijëra qytetarë që dolën për të protestuar, për të rifituar dinjitetin, për të dëshmuar që dimë të rrëzohemi dhe të ngrihemi bashkë. Me këto fjalë e filloi komunikimin e djeshëm me median kreu i grupimit G99, Erion Veliaj. Sipas tij, protesta ishte treguesi më i qartë se këto 100 ditë do të jenë 100 ditët më të bukura, do të jenë 100 ditë që do t‘i japin fund tranzicionit dhe me shpresë do të jenë 100 ditët që do sjellin ndryshimin. Sipas Veliajt, protesta ishte tregues për fitoren e dyfishtë të koalicionit jo vetëm ndaj Berishës, por dhe ndaj partisë së zotit Meta që bën opozitën e opozitës. “Së bashku me qytetarët, dje fituam dy beteja, betejën kundër qeverisë private të zotit Berisha, por dhe kundër partisë private të zotit Meta”, tha Veliaj.
One Comment
Dritan
Mar 17th, 2009
Erion je nje kastravec i shtrember, Perdore MJAFT dhe shoqerin civile per te krijuar nje parti fantazem. Turp per ty dhe perkrahesit servila. Turp turp.
Leave a Comment