Thaci: Tadic, eja ne zyren time

by Andi Bega on 10/03/09 at 4:48 pm

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka ftuar dje presidentin e Serbise per vizite zyrtare ne Kosove. Ftesa u be gjate nje debati ne Cagllavice, ku u debatua per kthimin e pakicave, ne vecanti serbeve. Kryeministri e ka ftuar presidentin Tadic duke mos harruar te permende faktin se Beogradi zyrtar ende kerkon “koken” e tij. “Beogradi cdo dite kerkon pranga dhe qeli per mua. Por une e ftoj presidentin Tadic, qe ne vend te prangave dhe qelive, te vije ne zyren time per nje duarshtrengim, ne zyren e kryeministrit te Republikes se Kosoves, dhe per bashkepunim ndershteteror”, deklaroi Thaci.

Duke folur gjate nje debati per ceshtjet e komuniteteve te organizuar ne Cagllavice, Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia kane te ardhme euroatlantike dhe nuk duhet te shikohen edhe me tutje si ne periudhen e Luftes se Ftohte. “Eshte koha t’i shtrengojme duart dhe te nisim krijimin e raporteve te mira fqinjesore e jo si ne lufte te ftohte”, ka thene Thaci. Kurse lidhur me debatin per kthimin e pakicave serbe ne shtetin e Kosoves, Thaci theksoi mbrojtje dhe mirenie per kete kategori te larguarish. “Cdo pellembe e territorit te Kosoves, eshte atdhe i te gjithe qytetareve te saj, pa dallim etnie. Andaj, pervec fteses per kthim, Qeveria e Kosoves ofron edhe mireqenie dhe mbrojtje per ata qe deshirojne te kthehen ne shtepite e tyre”, ka shtuar shefi i qeverise se shtetit me te ri.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login