Shqiperia ne valen e trete te krizes

by on 05/03/09 at 3:37 pm

Shqiperia bashke me 25 vende me te varfra te botes, kryesisht afrikane rrezikohet nga vala e trete e krizes ekonomike globale, sidomos gjate ketij viti. Konkluzionet jane dhene ne nje raport te Fondit Monetar Nderkombetar, qe mban autoresine e Shtraus Domenik Kan. Ajo qe Fondi e ka cilesuar vale te trete krize, ka te beje me perjetimin qe ekonomite e vendeve te varfra do te kene kryesisht prej renies se te ardhurave nga emigrantet, renien e investimeve te huaja direkte, renien e volumeve tregtare dhe renien e te ardhurave publike ne teresi. Ekspertet e FMN vleresojne se, per te menjanuar pasojat ekstreme te krizes, vendet e varfra kane nevoje per nje mbeshtetje financiare rreth 25 miliarde dollare. Sigurisht qe kjo shume nuk disponohet nga Fondi, porse vendet me te pasura duhet te kontribuojne per kete ndihme. Sipas projektit te FMN shuma prej 25 miliarde USD duhet t’u jepet vendeve te varfra nepermjet kredive me interesa shume te buta. FMN vlereson se per kete vit, te ardhurat qe emigrantet shqiptar do te dergojne ne Shqiperi do te bien me 2 per qind, ne raport me Produktin e Brendshem Bruto. Ndihma ekonomike qe Shqiperia merr nga jashte do te ulet nga 2.7 per qind e GDP ne 2008 ne 2.2 per qind ne vitin 2009. Rrezik per Shqiperine mbetet transferimi i fondeve nga bankat tek memat e tyre jashte. “Duke pasur parasysh se, bankat ne vendet ne zhvillim zoterohen kryesisht nga banka te huaja, ato mund te perballen me fenomenin e transferimit te fondeve tek bankat meme,” cilesohet ne raportin e Fondit. Shqiperia paraqitet e rrezikuar ne kete drejtim pasi rreth 90 per qind e kapitalit bankar ne vend, zoterohet nga te huajt. Fondi Monetar keshillon vendet e varfra qe te bejne shume kujdes me politikat fiskale dhe te adresojne shpenzimet publike ne shtresat me ne nevoje te popullsise qe preken nga varferia. Gjithashtu Fondi rekomandon vendet e varfra qe ne kete kohe krize, te hartojne politika stimuluese per eksportet, te cilat jane nje mjet i fuqishem per financimin e ekonomise. Disa nga evidentimet qe ka bere fondi kane filluar te vihen re ne ekonomine vendase. Ne muajin janar volumi tregtar ka rene thuajse me 10 per qind ne krahasim me janarin 2008. Po keshtu te ardhurat nga emigrantet nuk kane shenuar te njejten vlere neto, si ne vitin 2007. Por autoritet shqiptare te financave vijojne te pohojne se, Shqiperia nuk do te preket thellesisht nga kriza ekonomike dhe se rritja ekonomik do te jete me shume se 6 per qind. Nderkohe qe parashikimi i Fondit per vitin 2009 per rritjen ekonomike nuk eshte me shume se 3.7 per qind. Nga ana tjeter nuk ka nje qendrim te sakte per pritshmerine e krizes dhe ndikimin e saj ne nivelin e jeteses se shqiptareve

PS: Vendi cdo dite e me shume ne krize

Partia Socialiste shpreh shqetesimin se ekonomia shqiptare po hyn cdo dite e me shume ne krize. Deputeti i kesaj partie, Andis Harasani, beri te ditur se vetem ne janar 2009, eksportet rane me 11.6 % dhe nga janar 2008- janar 2009 kane rene me mbi 62 milione euro, duke shtuar se deficiti tregtar ne janar 2009 ishte 170 milione euro. “Ne keto kushte, qeveria shqiptare jo vetem qe nuk merr asnje mase per te perballuar kete krize, e cila po troket cdo dite e me fort, por perkundrazi sulmon ne menyren me te pa principte Banken Boterore dhe institucionet e tjera te respektuara financiare”, tha Harasani. Sipas tij, ne pushim te ketyre sulmeve, shperdoron me mendjelehtesi parate e taksapaguesve, duke mbushur ekranet e televizioneve private dhe shteterore me reklama qesharake. “Arsyeja e sulmeve te qeverise shqiptare ndaj institucioneve te huaja, si Banka Boterore dhe FMN, eshte pikerisht fakti se keto institucione kane parashikuar prej kohesh kete situate te renduar, me te cilen po perballen sot shqiptaret dhe Shqiperia”, theksoi deputeti i selise roze.

Treguesit qe perkeqesohen me 2009

-Investimet e huaja direkte, do te bien

-Ndihmat financiare nga jashte, do te bien

-Tregtia e jashtme, do te shenoje renie

-Te ardhurat buxhetore rrezikojne te ulen

-Financimi i deficitit tregtar do te vije per shkak te renies se te ardhurave nga turizmi

-Borxhi publik rrezikon te rritet

Kriza, Shqiperia i rikthehet kredive te buta

Perfshirja e Shqiperise ne 26 vendet me te varfra te globit qe do te perjetoje pasojat e krizes ekonomike boterore ndoshta do te kete nje mire. Per vete faktin se vendi yne pritet te jete perfitues i nje pakete ndihme financiare rreth 25 miliarde dollaresh qe FMN mendon se, duhet te akordoje ndaj ketyre vendeve. Megjithese burimet e financimit nuk jane gjetur, nje gje eshte e sigurte se Shqiperia, do t’i rikthehet kreditit me terma te buta nga FMN. Vitin qe shkoi Shqiperia doli nga skema e kreditit me terma te buta, per shkak se te ardhurat per fryme sipas institucioneve financiare nderkombetare, kaluan nga niveli i varferise ne nivel te mesem.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login