Shqipëria e ka merituar anëtarësimin në NATO

by on 17/03/09 at 5:54 pm

Përfaqësuesit më të lartë të delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s janë takuar dje me Kryeministrin Sali Berisha dhe krerët e komisioneve parlamentare si Ilir Rusmali, Preç Zogaj, Pandeli Majko dhe Leonard Demi. Senatorët italianë përgëzuan vendosmërinë e politikës shqiptare në reforma që e shndërruan vendin dhe i hapën rrugën anëtarësimit në NATO në një kohë rekord dhe që do të lehtësojnë edhe procesin e integrimit të vendit në BE. Delegacioni përbëhej nga kryetari i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Sergio De Grigorio, dhe me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, senatorit Lamberto Dini dhe ish-presidentit të Senatit italian, senatorit Franco Marini. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Saba D‘Elia. Senatorët italianë theksuan se Shqipëria është një vend me shumë interes për kompanitë italiane, duke veçuar bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login