Romeo te na tregoje ku u permbys gomonia, kerkimet i bejme vete
by Andi Bega on 10/03/09 at 4:55 pm
Plaga ne familjen Golaj nuk eshte mbyllur ende, edhe pse ka kaluar me shume se nje muaj nga tragjedia e ndodhur ne ujerat e Adriatikut, kur dy vellezer dhe shoku i tyre u zhduken per pese dite. Familjaret e viktimave kane tentuar te kontaktojne disa here me te mbijetuarin Romeo Pullazi, i cili ndodhet aktualisht ne Kroaci, por nuk kane arritur dot. “Kemi tentuar disa here te lidhemi me Romeon per te marre shpjegime, por ka qene e veshtire. E vetmja gje qe kerkojme eshte vendi ku u permbys gomonia, ne menyre qe te zhvillojme kerkime personale”, eshte shprehur Njazi Golaj, vellai i Spiro e Jani Golajt. Ai shprehet se, shpresat per te gjetur trupin e dyte nuk jane shuar. Kerkesa e parashtruar nga familjaret ka te beje me nje harte te zones ku gomonia eshte permbysur dhe ata kane rene ne det. Familjaret shprehen se kerkimet mund t’i bejne vete, me shpenzimet e tyre, vetem qe trupi i Spiro Golajt, te gjendet dhe te kete nje varr. “Duam qe nena dhe familja te kene nje varr ku ta vajtoje, ndersa keshtu dhimbja eshte e dyfishte”, thone familjaret. Por ata nuk kane marre asnje shpjegim nga Romeo, i cili dyshohet se ka qene me precedente penale, ne trafiqe droge ne Itali. Ngjarja daton ne fund te muajit janar, kur tre persona, Spiro dhe Jani Golaj, si dhe Romeo Pullazi, jane nisur me nje gomone per peshkim dhe per 5 dite mbeten ne det te hapur, me veshtiresi per lokalizim.
Romeo Pullazi arriti te dilte ne bregdetin e Kroacise ne diten e peste te humbjes ne detin Adriatik. Nje dite me pas u gjet trupi i nje prej vellezerve Golaj, Janit, ndersa per Spiron qe prej asaj kohe nuk ka asnje lajm. Aktualisht Romeo eshte nen mbikeqyrje te forcave kroate, per shkak te hetimeve.
Leave a Comment