Përfaqësuesit e NATO-s, dje takim në Kuvend

by on 05/03/09 at 3:06 pm

Kuvendi ka dhënë konsensusin e plotë për miratimin e paketës për aderimin e Shqipërisë në traktatin e Atlantikut të Veriut. Pas “Ok” të dhënë nga Komisioni i Jashtëm, Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Sigurisë Kombëtare, dje ka qenë komisioni Add Hoc për anëtarësimin në NATO, i drejtuar nga deputeti i PD-së, Leonard Demi, i cili ka diskutuar me përfaqësues të NATO-s në Tiranë në lidhje me këtë paketë. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se përfaqësuesit e NATO-s janë informuar mbi ecurinë e miratimit të kësaj pakete dhe është diskutuar për gjëra teknike.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login