Nuk ka internet, ngec procesi i kartave të identitetit

by on 17/03/09 at 5:07 pm

Bllokohet prej katër ditësh procesi i aplikimeve të kartave të identitetit në qytetin e Fierit. Mësohet se shkak për ndërprerjen është bërë mungesa e internetit. Operatorët e zyrave nuk dinë të japin një përgjigje se kur mund të bëhet i mundur rifillimi i punës. “Jemi në pritje të ndonjë specialisti nga Tirana për të ndërhyrë në internet”, shprehet një nga punonjësit. Edhe pse u deklarua nga qeveria se pas 15 ditësh nga aplikimi qytetarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë letërnjoftimin elektronik, ende nuk është prodhuar asnjë kartë. “Ne kemi sqaruar qytetarët se dy javë pas aplikimit do të kishin mundësi të marrin kartën, por ende nuk kemi ndonjë udhëzim. Sapo të sinjalizohemi do të informojmë dhe qytetarët”, thotë Ermir Dashi, operatori i zyrës së aplikimit. Ndërkohë problemet në procesin e aplikimit janë konsideruar si të qëllimshëm nga kreu i selisë rozë së Fierit, Arjon Muça. “Me keqardhje konstatojmë se procesi është në fazën fillestare. Nuk mund të them se është i vështirë përfundimi i këtij procesi deri në zgjedhje, por për mendimin tim, ai tashmë është i pamundur. Me kaq shumë probleme: shkëputje të energjisë elektrike, mungesë interneti, orar i kufizuar, është e pamundur plotësimi me karta identiteti për shtetasit deri në zgjedhje. Ne kërkojmë reflektim të menjëhershëm, duke filluar që nga shtimi i orareve kryesisht gjatë pasdites, ku ka dhe më shumë aplikantë”, – deklaroi Muçaj. Që nga fillimi i procesit në qytetin e Fierit numërohen 4000 aplikime, nga 52000 që priten të jenë në total.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login