Media, e bashkuar per keqtrajtimin e gazetarit ne Maqedoni
by Andi Bega on 10/03/09 at 4:44 pm
SHKUP – Nje nga themeluesit e agjencise se lajmeve INA, Naser Pajaziti, gjithashtu, kryeredaktori i te perditshmes “Shqip media” ne Maqedoni eshte ndaluar nga policia e njesitit “Alfa” ne Kumanove te FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonise), duke shenuar keshtu nje tjeter sulm policor vendas ndaj medias se lire. Pajaziti, i shoqeruar nga nje pjese e stafit te gazetareve ka qene pjese e trajtimit te pahijshem nga ana e nje patrulle te njesitit policor “Alfa” ne qytetin e Kumanoves. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se martes rreth ores 18.30, kur vetura e gazetarit eshte ndaluar nga policet civil te njesise “Alfa” me veturen civile KU-102- CM dhe pa asnje arsyetim eshte mbajtur per 30 minuta jashte makines dhe ne syte e opinionit ne hyrje te qytetit te Kumanoves. Pas legjitimimit te dokumenteve personale, gazetari Naser Pajaziti dhe stafi i perbere nga redaktori i politikes se brendshme dhe redaktoret teknik menjehere jane legjitimuar se jane pjese e nje ekipi medial. Por reagimi i policeve sic thuhet ka qene i ashper duke urdheruar qe te dalin nga vetura dhe te terhiqen larg saj.
“Ishte nje sjellje nencmuese dhe arrogante, nje tendence provokative e cila shfaqte doza te presionit psikologjik. Ata sikur te ishim kriminel na larguan dy metra larg vetures duke u deklaruar se kinse po kryejne kontrolle, edhe pse ishin njoftuar se jemi ekip gazetaresh. Sjellja e tyre brutale shkoi aq larg, saqe njeri prej tyre filloi te kontrollonte duke hequr uleset dhe duke kontrolluar cdo cep te makines. Une mendoj se kjo sjellje eshte pjese e tendencave per te trembur dhe heshtur fjalen e lire dhe nencmimin e gazetarit shqiptar”, ka theksuar gazetari Naser Pajaziti.
Ai ka sqaruar se ne Maqedoni cdo dite cenohet fjala e lire dhe kjo gjendje eshte perfshire ne te gjitha raportet nderkombetare per lirine e mediave.
“Apeloje qe kjo situate te alarmohet dhe te denoncohet sepse trajtimi i pahijshem dhe triumfalist duke mos respektuar asnje kod apo trajtim te posacem ndaj gazetareve tregon se po cenohen te drejtat dhe lirite e fjales se lire. Denoncimin publik te ketij rasti po e bej duke u bazuar edhe ne kodeksin e gazetareve ne Maqedoni per misionin tone per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, lirise se fjales, dinjitetin dhe lirine por edhe respektimin e pluralizmit te ideve dhe qendrimeve”, ka theksuar Naser Pajaziti.
Ky eshte rasti i dyte i veprimit te tille policor, pas nderhyrjes dhe bastisjes se shtepise se gazetarit dhe botuesit te se perditshmes “Koha” ne Shkup, Arben Ratkoceri, per rastin e te cilit me pas u kerkua falje.
Reagimet per keqtrajtimin e gazetareve
Shoqata e Gazetareve Shqiptar ne Maqedoni (SHGSHM) ka reaguar ashper ndaj keqtrajtimit te ekipeve te gazetareve te gazetes “Shqip Media” dhe agjencise se Lajmeve “INA” nga ana e njesitit policor “Alfa”. “Aktet e ketilla per ne jane te papranueshme pasi qe nuk mund te pranojme qe gazetaret te keqtrajtohen te pakten pa ndonje baze ligjore-juridike. Konsiderojme se nje sjellje e tille e demton imazhin e policise e cila ne baze te kushtetutes dhe ligjeve pozitive duhet t’i mbroj gazetaret por edhe te gjithe qytetaret e vendit nga keqtrajtimet e jo vet te keqtrajtoj”, thuhet ne reagimin e SHGSHM-se. “Apelojme deri te te gjitha strukturat policore qe te kene kujdes ne sjelljet e tyre me gazetaret posacerisht ne periudhen parazgjedhore ne te cilen ndodhet vendi”, thuhet ne reagim.
***
Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nepermjet nje konference me gazetaret ka shprehur shqetesime lidhur me rastin. “Shqetesimet e PDSH-se se ne Maqedoni gazetaria dhe mediat jane nen presion te koalicionit qeveritar, u vertetuan, kur njesia speciale policore “Alfa” keqtrajtoi dhe maltretoi kryeredaktorin e gazetes “Shqip” njeherit themelues i agjencise se lajmeve “INA” dhe tre gazetare tjere. Sikurse qeveria e Maqedonise, VMRO-BDI, nuk brengosen nga vleresimet negative te Bashkimit Evropian dhe Stejt Departmentit Amerikan per ceshtjen e mediumeve”, ka theksuar zedhenesi i PDSH-se, Adriatik Imeri. Sipas tij, VMRO-BDI nepermjet policise dhe forces fizike iu kercenohen gazetareve. “Rasti i mbremshem nuk eshte rast i vetem, prandaj ne i apelojme Gruevskin dhe Ahmetin duart larg nga gazetaret shqiptare. Po ashtu ftojme faktorin nderkombetare te nderhyje ne keto raste”, ka theksuar Imeri.
***
Agjencia e Lajmeve NOA ne Tirane, kontaktoi me drejtorin e INA, Naser Pajaziti dhe u sigurua se pas ndalimit, ai eshte lene i lire, ndersa ngre shqetesimin per aktin e papranueshem dhe provokativ ndaj drejtuesit te medias shqiptare ne vendin fqinje. Ne lidhje me kete ngjarje, Agjencia e Lajmeve NOA denon incidentin dhe e konsideron ate jo thjeshte te evitueshem por tendencioz dhe me qellime te qarta antishqiptare.
Agjencia NOA sugjeron qe vendi fqinje, qe ben perpjekje te ethshme per t’u njohur neper bote me emrin Maqedoni, por qe zyrtarisht edhe nga Shqiperia, njihet vetem si ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, FYROM, ne vend qe te merret me sulme ndaj medias shqiptare, te zgjidhe me pare ceshtjen ekzistenciale te emrit, qe mesa shihet, eshte futur bindshem, ne kalendar greke.
***
Organizata shqiptare Diaspora ka reaguar lidhur me rastin e ndalimit te gazetarit Naser Pajaziti. “Ne, aktivistet e diaspores nepermjet ketij reagimi shprehim shqetesimin tone te thelle me menyren e ndalimit dhe sjelljen jo njerezore i njesitit ne fjale, dhe mbrojtjen e fjales se lire te cilen me cdo kusht ne Maqedoni po ngulfatet dita dites! Nga ky kendveshtrim, se ekzistojne prova te mjaftueshme per gabimet e tyre te bera te pafalshme, ne, aktivistet e diaspores kerkojme nga mekanizmat nderkombetare te vendosur ne Maqedoni, si dhe nga faktori politik shqiptare te reagojne ashper, ngase fjalen e lire, shprehjen e lire jo “Alfat” por askush nuk mund t’ia ndale njeriut ne nje shtet demokratik. Kerkojme qe njesiti i cili ka maltretuar kryeredaktorin e Shqip Mediave te dale perpara drejtesise dhe te paguaje denimin e merituar”.
Leave a Comment