Madhi: 4 mijë hektarë tokë për kompensim fizik

by Andi Bega on 17/03/09 at 5:24 pm

Pragfushata për zgjedhjet e qershorit kthen vëmendjen e Partisë Republikane te çështja e pronave. Deputeti i PR-së, Arian Madhi, bëri me dije dje se janë më tepër se katër mijë hektarë tokë që mund të kalojnë në dispozicion të pronarëve që kanë kërkuar kompensim fizik. Vlen të theksohet se deklarata e deputetit Madhi vjen në të njëjtën linjë me atë të zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, Majlinda Bregu, e cila tha se 4 mijë hektarë tokë në zonat bregdetare do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Pas qëndrimit katërvjeçar të PD dhe PR në pushtet, pronarët e kanë humbur besimin dhe nga ana tjetër republikanët “imitojnë” partinë më të madhe të mazhorancës për çështjen e pronave. Sipas republikanëve, janë 130 mijë hektarë të identifikuara në gjithë Shqipërinë që së shpejti do të bëhen të disponueshme.

“Janë rreth 70 mijë tokë kullota, pyje dhe livadhe, që sigurisht marrin një vlerë tjetër, meqë vendndodhjen e kanë në bregdet. Janë 30 mijë hektarë të tjera, parqe kombëtare, të cilat dhe këto mund të vihen në dispozicion të procesit”, tha Madhi. Ai shtoi se “ka edhe toka të pafrytshme, por që nuk mund të mos ndodhë që të shfrytëzohen qoftë dhe për interesa të ndërtimit, por me troje janë rreth 30 mijë hektarë. Kjo do të thotë që në një masë të përgjithshme janë rreth 130 mijë hektarë”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login