Ligjet shqyrtojnë sot pr/ligjin për Gjykatën Administrative

by on 02/03/09 at 3:12 pm

Komisioni i Ligjeve sot do të marrë në shqyrtim projektligjin për administratën gjyqësore. Ky projektligj vjen si pjesë e paketës së reformës në drejtësi dhe po qëndron në tryezën e punës për gati gjashtë muaj, pasi opozita deri më tani nuk e ka dhënë konsensusin e saj. Opozita ka kërkuar seriozitet në shqyrtimin e këtij projektligji, pasi ai luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe shoqërisë, sepse nëpërmjet tij synohet vendosja e limiteve të qarta ligjore kundër abuzimit. Krijimi i rrjetit të gjykatave administrative parashikon mbrojtjen e biznesit nga rastet abuzive të administratës shtetërore, si dhe parandalimin e zvarritjeve në gjykime. Për këtë qëllim, projekti parashikon që çështjet në këtë gjykatë të përfundojnë brenda dy muajve, një muaj në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe një muaj në Apel, ndërkohë që sot një gjyq i thjeshtë shkon edhe dy vjet. Për miratimin e këtij projektligji opozita në mbledhjen e kaluar kërkoi më shumë kohë për ta shqyrtuar. Gjithashtu, është kërkuar që para miratimit të tij të dëgjohen të gjitha grupet e interesit. Drafti parashikon që sistemi gjyqësor administrativ të përbëhet nga gjykatat në dy shkallë: Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, që do ta ketë qendrën e saj në Tiranë, dhe Gjykata e Apelit Administrativ.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login