Legalizimet, sot në Vlorë
by Andi Bega on 17/03/09 at 4:39 pm
ALUIZNI po vazhdon takimet në të gjitha qarqet e vendit, sipas kalendarit të njoftuar. Sot, në orën 11:00, vazhdon shpërndarja e “Lejeve të Legalizimit” në Qarkun e Vlorës, kurse ditën e mërkurë do të vijojë në Bashkinë e Sarandës dhe Qarkun e Gjirokastrës. Burime zyrtare nga ALUIZNI thanë se për të përshpejtuar sa më shumë procesin, kalendari ka ndryshuar për këtë javë dhe javën e ardhshme. ALUIZNI, gjatë javës që kaloi, zhvilloi një sërë aktivitetesh të rëndësishme në disa nga qarqet kryesore të vendit. Shpërndarja e lejeve të legalizimit në këto qarqe vazhdon, por tashmë janë qytetarët ata që duhet të shkojnë të shlyejnë detyrimet sipas ligjit për t‘u pajisur me “Lejen e Legalizimit”. Në Tiranë, procesi vazhdoi me shpërndarjen e Lejeve të Legalizimit për apartamente, objekte social-ekonomike, garazhe dhe podrume me një total prej 6200 pasurish familjare. Theksojmë se sipërfaqja që u legalizua është 662.559 m². Vlera e kësaj sipërfaqe e kalon shumën në rreth 200 milionë euro (me çmim minimal tregu prej 300 eurosh m²), e cila tashmë bëhet pjesë e tregut.
Në Qarkun e Shkodrës janë deklaruar 18000 objekte informale nga të cilat për 12688 janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhurnimi i tyre. Për 8627 objekte është kryer e gjithë procedura ligjore. Tashmë ato janë të dixhitalizuara dhe janë të gatshme për qytetarët të cilët mund të shkojnë të pajisen me “Lejen e Legalizimit”, pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin sipas ligjit. Në Qarkun e Shkodrës është miratuar shpërblimi sipas vendimit të qeverisë për 51 familje ish-pronarësh. Për 705 familje të tjera ka dalë vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë.
Në Qarkun e Elbasanit janë deklaruar 18756 objekte informale nga të cilat 8573 i përkasin vetëm qytetit të Elbasanit. Aktualisht janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhurnimi për 7500 objekte, nga të cilat 6232 objekte janë me dokumentacion teknik të dixhitalizuar, pra është kryer e gjithë procedura ligjore.
Janë të gatshme për qytetarët 1050 “Leje Legalizimi”, të cilët mund t‘i tërheqin, pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin sipas ligjit. Ndërsa për 550 objekte është përfunduar i gjithë procesi dhe mund të bëhet tërheqja e lejeve. Në Qarkun e Elbasanit është miratuar kompensimi sipas vendimit të qeverisë për 53 familje ish-pronarësh dhe për 2735 familje të tjera ka dalë vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë.
Datat Dita Ora Zona
17.03.09 E martë 11:00 Vlorë
18.03.09 E mërkurë 10:30
13:00
Sarandë
Gjirokastër
19.03.09 E enjte
20.03.09
E premte 10:00
12:00
Lezhë
Durrës
24.03.09
E martë 10:30
13:00
Lushnjë
Kavajë
25.03.09 E mërkurë 11:00 Tiranë
26.03.09
E enjte 10:30
13:00
Fier
Berat
27.03.09
E premte 11:00
13:30
Korçë
Pogradec
Leave a Comment