Kush investon 100 mijë euro, favorizim lejes së qëndrimit
by Andi Bega on 05/03/09 at 3:02 pm
Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e sotme të qeverisë një projektvendim për kriteret, dokumentacionin dhe procedurën për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejeve të punës për të gjitha kategoritë e të huajve. Të huajt, të cilët jetojnë në Shqipëri, do të përballen me rregullat e reja të qeverisë, sipas tri vendimeve, të cilat vijnë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Projektvendimet lidhen me kriteret për kategori të caktuara të të huajve, të cilët vijnë në Shqipëri për motive punësimi dhe motive të tjera të lidhura me punësimin, si dhe projektvendim lidhur me procedurat e dokumentacionin për përjashtimin e shtetasve të huaj nga detyrimi për t‘u pajisur me leje pune. Ligji “Për kriteret, dokumentacionin dhe procedurën për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për veprimtari të pavarur ekonomike, si investitor”, parashikon trajtimin e një kategorie të caktuar të huajsh me leje pune, pikërisht një të huaji që ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Shqipërisë dhe investon në territorin e Shqipërisë, një shumë, të paktën në vlerën 100 000 euro dhe investimi të ketë përfitim ekonomik për zhvillimin e tregut të punës, nën këndvështrimin e hapjes së vendeve të reja të punës.
Leave a Comment