Kreshnik Qato, rikthim ne ringun londinez
by Andi Bega on 10/03/09 at 4:42 pm
Boksieri i mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato do te rikthehet ne ring, ne fund te marsit, me nje duel kunder britanikut, Deni Gud. Kjo ndeshje, qe do te zhvillohet ne “Kensington Taun Holl” te Londres do te vere perballe 31-vjecarin shqiptar me 29-vjecarin Gud.
- Ne cfare faze jane pergatitjet e Kreshnik Qatos, per ndeshjen e 27 marsit?
- Ndeshja e 27 marsit 2009 ka nje rendesi te vecante per mua, pasi edhe sepse nuk eshte nje ndeshje per titull, por eshte thjesht per nje renditje me te mire, eshte dhe si parapergatitje per ndeshjet pasardhese. E rendesishme per kete ndeshje eshte rikthimi tek tifozeria ime ketu ne Londer, te ciles i kam munguar per 16 muaj. Prandaj edhe po pergatitem njesoj sikur do te bej ndeshje me 12 raunde dhe deri tani, jam ne forme shume te mire. Trajneret qe punojne me mua jane shume optimiste dhe kjo, me ben qe te ndjehem shume mire dhe i sigurt ne vetvete.
- Sa e njihni Deni Gudin dhe ku ndryshon kundershtari, me kundershtaret e meparshem dhe ne cilat aspekte?
- Deni Gudi eshte nje boksier i rrezikshem, sic ka dhe pseudonimin (dengeros) nuk e njoh shume, por kam pare kundershtaret me te cilet ai ka boksuar. Kjo ndeshje per mua nuk do te kete ndonje ndryshim nga ndeshjet qe kam bere, perkundrazi mobilizimi do te jete akoma me i madh.
- Pas debutimit ne ringun amerikan, cfare nenkupton per Kreshnik Qaton, rikthimi ne ringun londinez dhe a ju mungon ringu shqiptar?
- Vertet qe ne vendlindjen tende ndjehesh me mire, por une e kam thene dhe me perpara, tifozet qe kam ne Londer me bejne te ndjehem njesoj si ne vendlindje.
Leave a Comment