Cana perballe Ajaksit dhe PSG-se: Do t’ia dalim mbane!

by on 10/03/09 at 4:40 pm

Lorik Cana eshte rikthyer ne ditet e tij me te mira. Para se te mendoje per Hungarine, ndeshja e radhes e kombetares sone, e cila do te luhet me 28 mars ne “Qemal Stafa” , kosovarin e presin dy sfida te medha, me francezet e Olimpik Marsejes. Te enjten Marseja do te vihet perballe Ajaksit, ne UEFA, dhe tre dite me vone do te luaje ndaj PSG-se, ish ekipi i Canes. 25- vjecari eshte rikthyer ne forme, pas nje demtimi qe e la gati dy muaj, larg fushes se blerte. Ne ndeshjen e kampionatit me Valensienses, ekipi i Canes barazoi 0-0, duke lene dy pike te cmuara. Cana beson se me kompletimin e grupit te lojtareve te Marsejes, objektivi ne fund do te jete per te fituar patjeter trofe. “Personalisht ndihem mire. Demtimin e kam lene pas kraheve,” – theksoi Lorik Cana per “L’Equipe”. “Kam shprese te madhe se te gjithe mund te kthehen ne nivelet e tyre me te mira, ne vecanti Mamadou (Niang). Ai eshte arma jone sekrete. Ai mund te jete nje lojtar qe do t’i sherbeje objektivit te ekipit tone, deri ne fund te sezonit. Lorik Cana beson se demtimet qe kane perfshire disa lojtare te ekipit te Marsejes gjate javeve te fundit, mes te cileve ishte edhe ai vete, kane ndikuar ne rezultatet e fundit, duke perfshire barazimin pa gola ne shtepi. ‘Ndryshe, Olimpik Marseje mund t’i bente llogarite te tjera ne kampionatin francez”, – shprehet Lorik Cana. “Problemi eshte se ekipi yne duhet te luaje dhe te ece para”, – vijoi ai. “Kjo do te na krijoje me shume hapesire dhe mundesi, per te kaluar ekipet e tjera. Humbem nje shans te mire qe te afrohemi ne krye te klasifikimit. Ne duhet te ngjitemi ne krye dhe ky eshte synimi yne, por me pare eshte e domosdoshme qe te gjejme, se kush e ben diferencen ne shtepi”. Marseja duhet te kaloje nje jave te veshtire. Para se te ndeshet ne kampionat me rivalet e Parisent Zhermne, duhet te perballet edhe me Ajaksin e famshem ne Kupen e UEFA, per 1-16-at. Cana sheh para, ku ekipi i tij do te vihet perballe ish-klubit te tij, ne France. “Te gjithe ne Marseje parashikojne nje fitore,” – theksoi ai para perballjes me Parisent Zhermeinin. Do te jete e vecante, sepse mua gjithmone me ka pelqyer qe te luaj dhe te jap me te miren ne “Parc des Princes” te Parisit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login