Basha takon homologët në Ministerialin e NATO-s

by DashiC on 05/03/09 at 3:15 pm

Ministri i Jashtëm Basha merr pjesë në Ministerialin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel, më datat 4-5 mars 2009. Tema kryesore e këtij Ministeriali është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Kehl, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Gjatë Ministerialit, ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentesh të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s, të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg-Kehl për t‘u adaptuar nga kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Basha do të marrë pjesë në Darkën Transatlantike, të organizuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Karel De Gucht.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login