Tiranë: Nis shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike

by Andi Bega on 20/02/09 at 5:19 pm

Në Tiranë, sot nis shpërndarja e letërnjoftimeve të reja elektronike, në të gjitha njësitë bashkiake, me përjashtim të asaj numër 2. Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme, duke sqaruar se në minibashkinë 2, ende nuk është çelur zyrë, për mungesë ambjentesh. Ndërkaq, ministria, sërish i bën thirrje qytetarëve pa pasaporta të nisin aplikimet, që të pajisen me karta identiteti. Ky dikaster thekson se kapacitetet janë jashtëzakonisht të mëdha, por nuk po shfrytëzohen sa duhet.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login