Shqiperia, perfundimisht ne NATO
by Andi Bega on 18/02/09 at 10:50 pm
Mbyllet perfundimisht procesi i ratifikimit te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Dita e djeshme, pikerisht ne 1 vjetorin e pavaresise se Kosoves ka shenuar dhe preludin e nenshkrimit te 26 vendeve anetare, teksa Holanda dhe me pas Greqia, kane ratifikuar protokollin, duke shenuar ne kete menyre dhe pergatitjen perfundimtare te Shqiperise per te formalizuar ne prill te ketij viti anetaresimin me te drejta te plota ne Aleance. Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise pershendet vendimet e dites se djeshme te Senatit te Mbreterise se Vendeve te Uleta dhe te Parlamentit te Republikes se Greqise per ratifikimin e Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Vendimet e djeshme shenojne perfundimin procedurave te ratifikimit te protokolleve nga parlamentet e te gjitha vendeve anetare te NATO-s, duke i hapur rruge keshtu anetaresimit te plote te Shqiperise ne Aleance, ne Samitin e ardhshem te Strasburg-Kehl-it. Me kete rast, Ministria e Puneve te Jashtme falenderon te gjitha vendet anetare te Aleances per impenjimin e deshmuar, ne permbushje te angazhimit politik, te marre gjate Samitit te Bukureshtit, per te ratifikuar Protokollet e Anetaresimit perpara Samitit te prillit 2009. Ministria e Puneve te Jashtme vlereson gjithashtu se, periudha e shkurter – vetem disa mujore, gjate se ciles u realizuan te gjitha ratifikimet, eshte nje shprehje tjeter e mbeshtetjes se vazhdueshme dhe te pakursyer qe vendet anetare te NATO-s i kane dhene Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit Euroatlantik. Perfundimi i ketij procesi historik eshte shprehje e vleresimit te partnereve tane per reformat e gjithanshme te ndermarra nga Qeveria shqiptare dhe transformimet e padiskutueshme qe ka perjetuar Shqiperia keto vitet e fundit. Gjithashtu, ky hap shpreh besimin e vendeve anetare te Organizates ne aftesine e Shqiperise per te qene nje aleat i denje dhe i besueshem, me kapacitetet e nevojshme per te dhene nje kontribut te rendesishem ne sistemin e sigurise kolektive. Duke perfituar nga ky rast i shenuar, Ministria e Puneve te Jashtme siguron vendet anetare te NATO-s se Shqiperia eshte e gatshme per tu perballur me pergjegjesite dhe detyrimet qe rrjedhin nga anetaresimi ne kete Aleance dhe eshte plotesisht e vendosur per te vijuar procesin e reformave ne drejtim te konsolidimit te metejshem institucioneve dhe shtetit ligjor, me qellim permbushjen e standardeve te nevojshme qe kerkon integrimi Euroatlantik. Nderkohe qe dhe kryeparlamentarja Topalli, ne letren e saj drejtuar Yvonne E.M.A. Timmerman-Buck, Presidente e Senatit te Holandes, e falenderoi per impenjimin e saj personal, per perfshirjen ne axhenden e Senatit dhe aprovimin e ketij Protokolli, brenda nje kohe te shkurter. Ne emer te Kuvendit te Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirenjohjen per senatoret holandeze, per mbeshtetjen dhe besimin e tyre, ndaj perpjekjeve te Shqiperise, per te merituar anetaresimin ne NATO. Njeheresh ka pershendetur dhe miratimin nga Parlamenti Grek i Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Ratifikimi i Protokollit, nga SHBA-te, deri te Greqia
Shqiperia ka filluar procesin e ratifikimit te Protokollit per anetaresimin e plote ne NATO menjehere pas marrjes se fteses ne samitin e prillit ne vitin e kaluar qe u zhvillua ne Bukuresht. Vendi i pare qe ka nenshkruar protokollin ka qene SHBA, duke dhene nje sinjal te rendesishem ne lidhje me ecurine e ketij procesi, i cili u zhvillua me nje shpejtesi per t’u admiruar. I vetmi problem qe shkaktoi pasiguri ne nenshkrimin e plote te protokollit ka qene perplasja qe u shfaq mes Sllovenise dhe Kroacise, per kufijte qe solli dhe ngurrimin e parlamentit slloven per te nenshkruar kete Protokoll per Shqiperine dhe Kroacine. Ndonese asnjehere nuk e vune ne dyshim mbeshtetjen per Shqiperine. Por dhe kjo krize kaloi, dhe nje jave me pare Parlamenti slloven dhe mbeshtetje te plote per anetaresimin ne NATO per te dy vendet. Nderkohe qe per kater dite me radhe kane ratifikuar protokollin Portugalia, Islanda dhe dje Holanda dhe Greqia, duke e permbyllur me sukses tere kete proces te rendesishem.
Leave a Comment