“Serbia, mentalitet kremtimi te humbjeve”

by on 17/02/09 at 5:44 pm

Institucionet e Kosoves, ne te dyja nivelet, jane perqendruar ne teresi per kremtimin e njevjetorit te pare te pavaresise se Kosoves. Lideret kosovare, ndersa urojne qytetaret per festen, i ftojne ata qe te kremtojne ne menyre dinjitoze, duke respektuar agjenden e programit zyrtar qe eshte hartuar. “Beogradi ende ka mbetur ne mentalitetin e kremtimeve te humbjeve qe peson vazhdimisht”, tha kryeministri Hashim Thaci, duke iu referuar paralajmerimeve se deputetet e Serbise mund te vijne neser ne Zvecan, per te marre pjese ne nje seance te parlamentit paralel serb te Kosoves. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i ka ftuar dje serish te gjithe qytetaret, pa dallim etnie, qe t’i bashkohen festes dhe njekohesisht te permbahen nga cdo provokim, sidomos nga ato qe vijne nga Beogradi. Ai tha se ky eshte nje vit i suksesit historik te Kosoves, qe perkon me interesat dhe mbeshtetjen e fuqishme perendimore. “Une i ftoj te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves, pa dallim etnie, qe te festojne me dinjitet e krenari. Eshte viti i suksesit historik te Kosoves. Viti i kremtimit te madh te ketij pervjetori te suksesit te popullit dhe institucioneve te Kosoves dhe mbeshtetjes gjithe-nderkombetare, nga Uashingtoni, nga Brukseli nga NATO-ja. Kosova ka te ardhme te sigurt, prandaj duhet te festojme me dinjitet, me krenari”, drejtoi thirrjen Thaci. Ndersa autoritetet serbe po pergatiten qe ne pjesen veriore te deshmojne se nuk funksionon shteti i Kosoves, duke paralajmeruar edhe vizita te deputeteve te Parlamentit te Serbise ne veri, Thaci tha se ndiente keqardhje qe Beogradi nuk po mund te shkeputet nga politika e vjeter. “Kosova e ka agjenden e vet dhe askush nuk do te mund ta ndryshoje agjenden e saj te kremtimit. Ndersa, me vjen keq qe Beogradi ende ka mbetur ne mentalitetin e kremtimeve te humbjeve qe peson vazhdimisht”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pret qe viti i dyte i pavaresise t’i sjelle Kosoves njohje te reja, anetaresim ne organizma nderkombetare dhe perspektive ekonomike. “Kosoven e shoh pjese te FMN-se, te Bankes Boterore, me me teper njohje, me me teper zhvillim ekonomik, me rritje te mireqenies sociale, me me teper progres dhe me afer NATO-s e Bashkimit Evropian, me teper demokratike dhe natyrisht edhe avancim te ambientit te shoqerise multi-etnike. Kosova eshte atdheu i te gjithe qytetareve me te drejta te barabarta per te gjithe”, deklaroi Thaci. Institucionet e Kosoves kane parashikuar nje agjende festive per neser ne mbare komunat, perjashtuar ato ne veri, te dominuara nga shumica serbe, ku qeverisja vendore nuk ka arritur te shtrije pushtetin edhe ne njevjetorin e pavaresise. Andaj, krahas festes, lideret kosovare ne vazhdimesi kane qene te preokupuar dhe me menyren e menaxhimit te situates politike ne veri.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login