PS: Qeveria, pengese per kartat

by Andi Bega on 18/02/09 at 10:48 pm

Partia Socialiste vijoi edhe dje shqetesimin per procesin e kartave te identitetit. Nensekretari per ceshtjet ligjore, Gjiknuri akuzoi mazhorancen se me refuzimin qe po i ben komisionit Ad-Hoc per zgjedhjet, po perpiqet te sabotoje nismen e opozites. Teksa ka paraqitur detaje ne lidhje me menyren e bllokimit te procesit, te monitorimit te pajisjes me leternjoftimet biometrike, Partia Socialiste ka hedhur akuza mbi qeverine per pengese te qellimshme te procesit. Gjiknuri, ka deklaruar se mazhoranca po refuzon ngritjen e nje komisioni Ad-Hoc duke u perpjekur te pengoje procesin dhe transparencen e tij. “Mungesa e transparences dhe mos berja publike, e nje grafiku te qarte te shperndarjes ne territor, po shoqerohet edhe me refuzimin sistematik te mazhorances per ngritjen e nje komisioni monitorues parlamentar, te perfaqesuar ne shumice nga opozita. Pikerisht kjo vendosmeri ne refuzimin e ngritjes dhe krijimit te aksesit te nevojshem te opoziten ne kete proces, te ben te mendosh qe vonesat me teper se paaftesi, jane nje proces i miremenduar per te sabotuar kete ndermarrje”, ka thene Gjiknuri gjate nje deklarate nga selia roze. Partia Socialiste eshte shprehur e shqetesuar per pajisjen e shqiptareve me leternjoftime dhe per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore. “Ka kaluar mbi 1 muaj nga fillimi i procesit te aplikimit dhe akoma asnje shtetas nuk eshte pajisur me nje te tille, pervec shtetasit fatlum qe e mori nga dora e kryeministrit”, u shpreh Gjiknuri per gazetaret. Nderkohe PS i ka bere thirrje qeverise per transparence dhe per informim te vazhdueshem, ne lidhje me shperndarjen e sistemit te aplikimit ne te gjithe territorin e vendit. “Detyra jone si opozite na ben qe cdo dite, t’i bejme thirrje qytetareve te aplikojne per karta, t’i kerkojme qeverise qe te mos pengoje kete proces gjoja per shkaqe objektive, qe lidhem me koncesionarin dhe jo me te”, eshte shprehur zyrtari socialist. Sipas tij, pertej deklarimit zyrtar se brenda shkurtit procesi do te shtrihej ne te gjithe vendin, vetem 10 dite nga fundi i shkurtit, procesi akoma nuk ka filluar, ne pjesen me te madhe te bashkive te vendit, pa le me ne komunat e vendit. Nje konstatim ky, qe sipas Gjiknurit tregon shkallen e ngadalesimit te procesit. S.P

KQZ, sot shorti per anetarin e shtate ne komisione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te hedhe sot shortin per zgjedhjen se kujt partie, do t’i takoje anetari i shtate i Komisioneve Zonale Zgjedhore. Keto komisione, ne baze te Kodit Zgjedhor, do te perbehen nga shtate anetare. Konkretisht dy anetar te PD, dy te PS, nje anetar do t’i takoje PR dhe anetari i gjashte PSD. Shorti do te percaktoje sot, se kujt partie PD apo PS, do t’i takoje anetari i shtate ne keto komisione. Ne zgjedhjet per pushtetin vendor, ishin socialistet ata, qe me short fituan anetarin e shtate. I cili ne 50 per qind te komisioneve do t’i takoje PS dhe ne 50 per qind te tjerave PD. Sot percaktohen qarqet.

“Brenda shkurtit, aplikimet ne cdo qark”

Drejtori i pergjithshem i gjendjes civile, Armand Teliti ka bere te ditur se shume shpejt do te filloje procesi i shperndarjes se leternjoftimeve. Sipas tij, procesi i aplikimit per kartat e identitetit, vazhdon te shtrihet ne qytetet e vendit dhe brenda muajit shkurt do te kete filluar ne te gjithe qarqet. Teliti u ka bere thirrje qytetareve dhe ne vecanti atyre qe jane pa pasaporte, te bejne aplikimet per kartat. Nderkohe ai ka bere te ditur, se shume shpejt do te filloje edhe procesi i shperndarjes se leternjoftimeve. “E rendesishme eshte qe qytetaret, vecanerisht ata pa pasaporte, te paraqiten per te aplikuar ne zyrat e aplikimit duke ndihmuar keshtu ne realizimin e qellimit madhor te pajisjes se tyre me leternjoftime”, eshte shprehur drejtori i Gjendjes Civile ne nje konference per mediat. Nderkaq, nuk eshte bere e ditur nje date e sakte, kur do te filloje procesi i shperndarjes se kartave. Teliti theksoi se procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime, po ecen sipas parashikimeve dhe ne zbatim te nje kalendari te qarte. Nder te tjera ai i ka bere thirrje opozites, te mos beje deklarata spekulative per mungese transparence ne lidhje me kete proces.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login