Mevetesia, feste mes shqiptaresh e kosovaresh

by on 18/02/09 at 10:46 pm

ELBASAN- Ne qytetin e Elbasanit, jeton nje komunitet kosovaresh te cilet jane vendosur ne lagjen “Skenderbej” e njohur ndryshe si lagja “Fushe Mbret”. Emri i kesaj lagje ka nje domethenie te vecante. Sepse ishte pikerisht mbreti Zog ai qe u dha tokat, prona te tij, kosovareve qe te banonin ne kete vend. Ne kohen e agresionit serb, mjaft kosovare merguan per ne token meme, ne Shqiperi. Ne Elbasan u vendosen disa familje te cilat sot kane formuar nje lagje te tere. Ne kete lagje dominojne mbiemrat Berisha, Krasniqi, Kosova, Kreka, etj. Dje ka qene nje dite e vecante per kosovaret e lagjes “Fushe Mbret” ne Elbasan. Ashtu si vellezerit e tyre ne vendlindje, si gjithe shqiptaret e tjere, ata kane festuar nje vjetorin e pavaresise se Kosoves. Ne fakt, atmosfera festive dukej kudo ne qytet. Ndermarrja e Dekorit e bashkise se Elbasanit, nen interesin e drejtperdrejte te kryetarit te bashkise Qazim Sejdini, zbukuroi rruget dhe sheshet kryesore duke vendosur banderola dhe flamuj. Krahas flamurit te Kosoves valeviteshin, flamuri kuq e zi shqiptar, flamuri i Bashkimit Evropian dhe flamuri amerikan. Megjithate atmosfera me festive ka qene ne lagjen “Fushe Mbret”, atje ku jeton nje komunitet i madh kosovaresh.

Krasniqet, perbejne nje fis te madh ne kete lagje. Ne rruge eshte duke ecur nje burre shtatlarte me kapucin ne koke. Eshte nje kosovar me tere kuptimin e fjales. ” Une jam kosovar”, shprehet me mburrje Xhavit Krasniqi, duke vijuar se “eshte nje dite e vecante per ne. Jemi solidar me vellezerit tane atje. Eshte nje feste e madhe per te gjithe. Edhe ne si kosovar dhe shqiptar po festojme sot. Te gjithe shqiptaret anekend botes, e festojne kete dite. Gezuar Pavaresine Kosove!!” Ne shtepine e Agim Krasniqit po behen pergatitjet e fundit. E zonja e shtepise, Nexhmije Krasniqi ka mbushur tavolinen me embelsira dhe pije, pasi eshte feste dhe njerezit vijne per te uruar. Agim Krasniqi del ne oborr. Ka deshire t’i filloje kujtimet e tij me nje shtepi te vjeter te mbetur si relike, qe nga viti 1936. Ai tregon ngjarje te veshtira te atyre viteve. “Ishin kohe shume te veshtira per ne. Por vellezerit shqiptare na u gjenden prane. Disa nga te afermit e mi udhetuan drejt Lushnjes. Por nje fatkeqesi i pllakosi menjehere. Brenda 6 muajsh vdiqen kater te aferm nga malaria. Ne vinim nga bjeshket me ajer te paster dhe nuk ishim mesuar me mushkonja dhe malarie. Nje nga xhaxhallaret e mi mblodhi plackat e c’kishte dhe erdhi ne Elbasan. Ndryshe do te kishin vdekur te gjithe”, rrefen Krasniqi.

Para nje viti ka marre nje dhurate teper te cmuar. Nje liber nga vendlindja dhe pemen Gjeanologjike te te pareve te tij, qe nga viti 1720. Nje kryeveper e vertete qe tregon se sa te lidhur jane kosovaret me origjinen dhe historine e tyre. Harta me trungun familjar nga shekulli i XVIII duket nje mrekulli kosovare. Nexhmija, bashkeshortja, beri nje urim, “I uroj gjithe fisit tone, kusherinj, daja, te afermve, gjithe kosovareve dhe shqiptareve Gezuar Festen e Pavaresise!!” Keshtu edhe kosovaret e Elbasanit ishin me zemer, mish e shpirt, me vellezerit e tyre ne Kosove.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login