Dobbins: SHBA për Kosovën, Obama si Bush

by on 23/02/09 at 3:13 pm

Ish i dërguari amerikan për Ballkanin në kohën e Bill Clintonit, James Dobbins deklaroi se administrata e Presidentit Obama do të jetë po aq e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës sa edhe ajo e Bushit.
Ndërkohë, sipas Dobbins deklaratat e Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nga ana tjetër SHBA-të nuk dëshirojnë të izolojnë Serbinë dhe do të vazhdojnë me përpjekjet që Serbia me kohë të marrë një qëndrim më racional ndaj Kosovës. Në një afat të shkurtër, SHBA-të gjithsesi do të mbështesin hyrjen e Serbisë në institucionet euroatlantike”- tha Dobins gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.
Ndër të tjera, Dobbins konsideron se SHBA-të dhe BE-ja kundërshtojnë plotësisht ndryshimet e mëtejshme të kufijve shtetërorë në Ballkan dhe konsiderojnë se pakicat duhet të pranojnë jetën në shtetet në të cilat jetojnë, me garantimin e përdorimit të gjuhës, arsimit dhe kultivimit të traditave të tyre.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login