Berisha: Trojet e oborret, ligj per t’i kaluar nga perdorimi, ne pronesi

by on 17/02/09 at 5:50 pm

Pronaret te cilet kane legalizuar shtepite e tyre, por qe ende nuk kane vene ne pronesi trojet dhe oborrin, shume shpejt do te kene mundesine qe te realizojne nje qellim te tille. Kjo eshte bere e ditur nga ana e kryeministrit Berisha, i cili deklaroi dje se se shpejti do te kaloje ne Parlament, ligji i cili do t’iu jape te drejte pronareve te shtepive te privatizojne edhe oborrin e tyre, qe konsiderohet juridikisht ende si prone e shtetit. Kryeministri siguroi se me miratimin e kesaj nisme te rendesishme, do te marre fund njehere e mire burokracia e pashembullt ne lidhje me te drejten e pronesise, e trasheguar kjo qe nga koha e sistemit komunist. “Jane me mijera e mijera familje autoktone te qyteteve, te cilat per babezine e diktatures dhe per paranojen e saj, qe cdo gje te ishte shteterore, trojet dhe oborret e shtepive ua kishte percaktuar ne perdorim. Tani ato do te kalojne te gjitha ne pronesi, ashtu sic atyre u takon”, deklaroi kryeministri Berisha, duke premtuar edhe zbatim te shpejte te kesaj nisme. Pak kohe me pare, qeveria ka marr edhe vendimin i cili i jep te drejten pronareve te baneses te privatizuar pas vitit 1990, te privatizojne edhe oborrin qe rrethon shtepine e tyre. Sipas kryeministrit Berisha, prej kohesh ka ekzistuar nje ngerc i madh te pronaret e kesaj toke, qe juridikisht vazhdon te jene ne pronesi te shtetit. Keshtu keta pronare ndonese ne token e tyre, nuk arrinin dot ta perdornin ate sipas kerkesave qe mund te kishin, sepse prona konsiderohej ende si e shtetit. Miratimi nga ana e Kuvendit e kesaj nisme, do t’i jap nje zgjidhje perfundimtare ketij problemi i cili prej kohesh ka penguar pronaret legjitime te tokes. Keto fonde te cilat do te mblidhen nga ky proces, pritet te kalojne ne fondin e kompensimit financiar te pronave.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login