Zonja Rouz,do të mbyllë karierën e Drita Pelingut

by on 16/01/09 at 10:22 am

Është roli i saj i fundit në karierën e sajë 60 vjecare. Zonja Rouz do të jetë personazhi i fundit që Drita Pelingu do ti dhurojë publikut të saj shqiptar. Jemi mësuar ta shohim gjatë gjithë kohës në skenë, me fjalën e saj dhe me mjeshtërinë e aktrimit, që e bëri atë artiuste të madhe të skenës së teatrit shqiptar. Drita Pelingu dhe pse në një moshë të mahde vazhdon të ruajë atë fisniokëri dhe sharm, që duket se dhe skena ja ka forcuar më shume. Ajo rikthehet në skenë, për të folur me artin e saj, sepse me zemër dhe me shpirt kurrë nuk është shkëputur dhe nuk do të shkëputet prej tij. Sjell një vepër të nivele të mëdha, të cilën e ka dashuruar dhe e ka mbajtur peng për 6 muaj me radhë mbi letra dhe skenar, për ta sjellë tashmë të pjekur për publikun, ashtu sic di të bëjë vetëm ajo. Regjisori Bujar Alimani atëherë ishte student, kur zonja Pelingu e mësoi dhe e bëri një ndër studentët më shembullor të Akademisë. Ajo e donte, ai e respektonte dhe kështu u ndërtua një mardhënie si nëna me fëmijën, e cila nuk mund të shkëputet kurrë. Dhe sot rolet ndrohen, ai e fton mësuesen e tij të parë të jetë pjesë e projektit të tij, dhe ajo ndihet krenare për të. Bujari ka kërkuar nga vetja më të mirën në gjithë konceptimin e tij artistic. Në personazhin e Rouz, Pelingu ka gjetur një pjesë të jetës së sajë, grimca jetë të cilat duket e lidhin shumë me përsonazhin. Me emocionet që i pasqyron me dridhjet e zërit, me lëvizjet e ngadalta të duarve dhe me një shikim ashtu plot shkëlqim si dikur, ajo sguron të përsërisë herë pas here se “E ka dashur shumë kërë rol”. E nëse për të është një dash uri e radhës, për publikun do të jetë një shfaqja e fundit, në të cilën do të mund të shohin një xhevair në skenën e TK dhe në skenën shqiptare. Drita Pelingu do të mbyllë me fjalët dhe me karakterin e zonjës Rouz, karierën e sajë 60 vjecare.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login