ZËVENDËSKRYEMINISTRI ÇEK, CUNEK, LARGOHET NGA KABINETI, ZBUTEN TENSIONET
by Andi Bega on 12/01/09 at 3:00 pm
Zëvendëskryeministri çek, Jiri Cunek dha sot dorëheqjen nga kabineti i qendrës së majtë në pakicë, duke u dorëzuar përballë presionit të kryeministrit Mirek Topolanek dhe vetë partisë së tij, e duke zbutur tensionet brenda koalicionit në pushtet.
Cunek tha se Kristian-demokratët, një partner i vogël në koalicionin qeveritar prej tri partish, do të qendrojë në administratë, e cila mori këtë muaj presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. “Mënyra se si dukej në publik sherri ynë partiak… do të na dëmtonte vazhdimisht, prandaj kjo është edhe arsyeja pse dhashë dorëheqjen”, tha Cunek në një konferencë shtypi.
Ai tha se ministri i Mbrojtjes, Vlasta Parkanova do të përmbushë edhe detyrën e zëvndëskryeministrit. Cunek do të mbajë detyrën si kryetar i Partisë Kristian-demokrate.
Topolanek, kabineti i të cilit ka vuajtur një sërë dezertimesh në parlament dhe tani kontrollon vetëm 96 nga 200 vendet e Dhomës së Ulët, u përpoq ta largonte Cunekun aspak popullor, por nuk mund ta shkarkonte aq lehtë për shkak të marrëveshjeve të koalicionit.
Popullariti i Cunekut nuk u përmirësua më kurrë që pas deklaratave se kishte marrë ryshfet në vitet 1990, edhe pse hetimet u pezulluan.
Kabineti është përballur me mocione mosbesimi të përsëritura, por ka mbijetuar deri tani për shkak të mbështetjes nga deputetët e pavarur
Leave a Comment