Zeneli:Mbyllja e MSA-së, fitore e politikës
by Mimoza A on 16/01/09 at 10:16 am
Bashkim Zeneli, diplomat dhe politikan e konsideroi si shumë të rëndësishëm mbylljen e MSA-së për Shqipërinë, që sipas tij shënon dritën jeshile për vendin tonë për të qenë pjesë e BE-së. “Për të hyrë në BE, duhen plotësuar shumë standarde dhe norma, ndaj nuk është mirë të flasim për data dhe afate si nga njëri krah i politikës dhe nga krahu tjetër”, u shpreh Zeneli. Ai vlerësoi si më të rëndësishëm për qeverinë por edhe politikën në përgjithësi realizimin e detyrave për të qenë pjesë e BE-së. “Nuk mendoj se nënëshkrimi i MSA-së nga Greqia ëhstë shpërblim nga hapja e varreve greke në Shqipëri, besoj se edhe Greqia kërkon të ketë një partner të afërt në BE për të realizuar bashkëpunime”, u shpreh ai. Megjithatë ai shtoi se në marrëdhëniet mes shteteve ka interesa, dhe hapja e varrezave të ushtarëve grek është plotësim i një interesi. Sa i përket ratifikimit të Protokollit të NATO-s, diplomati deklaroi se hyrja në NATO është në radhë të parë plotësim kërkesash ndaj nuk ka siguri edhe në hyrjen e NATO-s në prill. “Natyrisht ne jemi drejt rrugës për të hyrë në NATO, sepse kemi plotësuar kërkesat dërrmuese , por kjo nuk do të thotë se ka një datë në prill dhe ne jemi të siguruar”, shtoi diplomati. Si nënshrimi i MSA-së dhe ratifikimi iProtokollit për në NATO sipas diplomatit janë fitore e përbashkët e forcave politike dhe jo në veçanti e qeverisë aktuale. Lidhur me marrëdhëniet Shqipëri – Greqi Zeneli u shpreh se raportet janë të mira edhe pse ka vend për më shumë seriozitet dhe partneritet mes dy vendeve. “Shoh vetëm një raport diplomatik, nuk shoh nënshkrim marrëveshjesh, ndaj ka vend për më tepër bashkëpunim, po ashtu duhet më shumë punë në plotësimin e kërkesave të minoritetit”, përfundoi Zeneli.
Leave a Comment