Vrasja në qendër të Durrësit, dyshohet hakmarrje

by on 11/01/09 at 6:07 pm

Durrës, 11 janar 17:24 NOA – Policia e Durrësit tha para pak çastesh se autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot pasdite në qendër të qytetit të Durrësit, është 25-vjeçari G.C., lindur e banues në lagjen nr 15, Spitallë.

Kurse viktima është Denis Zanaj, 27 vjeç, është gjithashtu lindur e banues në lagjen nr 15 Spitallë të qytetit bregdetar.

Ngjarja ndodhi në pjesën prapa stadiumit të futbollit “Niko Dovana”, kur një person iu afrua në ecje e sipër 27-vjeçarit Denis Zani dhe hapi zjarr ndaj tij me një armë zjarri që dyshohet se ishte automatik i tipit “Kallashnikov”.

Menjëherë pas qitjes me armë që e la të vdekur të riu, atentatori u zhduk nga vendngjarja në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore.

Në vendngjarje momentalisht, sikundër informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, gjenden shumë forca policore.

Motivet e vrasjes nuk dihen ende ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e vrasësit që u largua me shpejtësi nga vendngjarja, dyshohet i ndihmuar nga persona të tjerë me një mjet.

Paraprakisht policia hedh dyshime për një vrasje të nxitur nga motivet e hakmarrjes por hetimet e plota do të nxjerrin të dhënat më të konfirmuara.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login