Volcker:Kriza është më komplekse

by on 13/01/09 at 9:32 am

Kriza finaciare që ka zhytur Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara të botës në recesion është më e madhe dhe më komplekse se periudhat e mëparshme të trazirave, bëri të ditiur dje ish-kreu i Rezervës Federale, Paul Volcker. Megjithatë Volcker, të cilin presidenti i zgjedhur Barack Obama e ka emëruar për të drejtuar Bordin e Këshilltarëve për Rimëkëmbjen e Ekonomisë pranë presidentit, tha gjithashtu se kriza paraqit mundësi për të bërë gjëra që nuk do të ishin të mundshme gjatë kohërave nornale. Volcker foli në Muzeumin e Financës Amerikane, ku ai mori një çmin për shërbime të shquara ndaj publikut për udhëheqje financiare.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login