VAZHDON PUNA PËR VENDOSJEN E TRANSFORMATORIT TË RI NË NËNSTACIONIN E SELITËS

by on 10/01/09 at 2:43 pm

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po vazhdon punën edhe ditën e sotme për vendosjen e një transformatori të ri 10 kV në nënstacionin e Selitës, në Tiranë, i cili do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të zonës juglindore të kryeqytetit.
Burime zyrtare të OSSH-së bënë të ditur të shtunën se “për vënien në punë të këtij transformatori OSSH po vazhdon punën edhe ditën e sotme dhe për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10.00-16.00 në ish-NPV, zona e Parkut dhe blloku “Vasil Shanto” në kryeqytet”.
Sipas burimeve, ky transformator pritet të vihet në punë ditën e hënë, ndërkohë që brigadat e riparimit të avarive po punojnë edhe për disa defekte të ndodhura në zonën e Yzberishtit dhe Selitës.
OSSH po investon për fuqizimin e nënstacionit me fondet e veta shumën prej 12 milionë lekë. Përmes këtij investimi rritet kapaciteti i nënstacionit të Selitës, pasi do të ketë 4 transformatorë me një fuqi totale të instaluar prej 120 Megavat, çka do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në pjesën juglindore të kryeqytetit, si në zonën e Selitës, rrugën e “Elbasanit”, rrugën “1 Maji”, Sauk, etj.
Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik të Selitës nisën në fillim të muajit nëntor 2008.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login