VAZHDON MBESHTETJA PËR ZONAT E VERIUT TË BLLOKUARA NGA BORA
by admin on 09/01/09 at 10:24 pm
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shpërndau sot 15 ton ndihma ushqimore në disa komuna në veri të vendit, përfshirë edhe Malësinë e Shkodrës, deklaroi se drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në ministrinë e Brendshme, Alfred Olli.
“Shpërndarja e këtyre ndihmave, e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në normalizimin e plotë të situatës” sqaroi Olli .
Prej disa ditësh helikopterë të ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Mbrojtjes, kanë mbështur një sërë komunash si Arrën, Kalis, Zapod dhe Gryka e Çajës në Qarkun e Kukësit, Sllovë e Kalaja e Dodës në Qarkun e Dibrës, apo edhe Lekbibaj në rrethin Tropojës.
Të martën dhe të mërkurën helikopterë të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes shpërndanë rreth 13 ton ndihma ushqimore në disa zona të tjera të veriut të vendit të bllokuara nga reshjet e dëborës.
Leave a Comment